Quni zbulon nëse mund të jetë kryetar i LDK-së në të ardhmen

Aktuale

Quni zbulon nëse mund të jetë kryetar i LDK-së në të ardhmen

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 22:42
Anton Quni

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni është shprehur i gatshëm që të marrë përsipër udhëheqjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës, nëse i kërkohet një gjë e tillë.

Ai në një intervistë ka treguar se nuk e ka obsesion që të bëhet i pari i LDK-së, por ka përmendur një frazë të Napoleonit ku sipas tij thuhet se “nëse një ushtar nuk pretendon të bëhet gjeneral, nuk është ushtar edhe aq i dobishëm”.“Unë e kam thënë edhe më herët, është një frazë që është thënë nga Napoleoni. “Nëse një ushtar nuk pretendon të bëhet gjeneral, nuk është ushtar edhe aq i dobishëm”.

Mos të ketë keqkuptime, do të thotë, nëse kërkohet nga unë që të marrë përgjegjësi, natyrisht që jam i gatshëm. Por, nuk është diçka që unë e kam obsesion. Gjithnjë i kam parasysh edhe kualitetet që i kanë kolegët e mi edhe jam shumë i gatshëm që t’ua jap mbështetjen.” – ka thënë Quni.

Ai është shprehur optimist se në LDK, të gjithë do të jenë njëzëri lidhur me kandidatët për kryetar të kësaj partie.“Kjo varet do të thotë edhe nga artikulimi i kësaj ideje, do të thotë edhe brenda Këshillit të Përgjithshëm, brenda kryesisë, brenda grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Jam mëse i bindur që ne do të jemi të gjithë një gjuhe lidhur me kandidatin tonë, “ – ka shtuar Quni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat