E zbulon Quni: Ky ishte numri i ushtarëve të UÇK-së

Aktuale

E zbulon Quni: Ky ishte numri i ushtarëve të UÇK-së

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 22:58
Anton Quni

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni e ka quajtur të stërmadhuar numrin e veteranëve të cilët janë paraqitur si të tillë në listat e bëra publike.

Ai për këtë gjë ka thënë se duhet të hetohen disa parti politike për të cilat thotë se e kanë bërë këtë punë në mënyrë që të sigurojnë numrin për të qenë pjesë e Parlamentit.

“Kjo është çështje të cilën Prokuroria duhet ta hetojë, do të thotë, a ka pas keqpërdorime. Por tani nuk është e ndershme nga pozicioni si ky i imi, i një deputeti, kur kërkohet, do të thotë, gjykimi i pavarur, që të prejudikojmë. Por duhet të hetohet edhe kjo pistë, do të thotë a është një ndër mënyrat nëpërmjet të cilës disa parti politike kanë siguruar numrin për të qenë pjesë e parlamentit, “ – ka thënë Quni.

Sipas tij, i cili thotë se është mbështetur në disa parametra duke përfshirë këtu edhe shërbimet inteligjente ushtarake të shteteve mike, numri i veteranëve luftëtar në realitet është diku rreth 15-mijë.

“E kam thënë në shumë raste, gjithnjë duke u mbështetur në disa parametra, do të thotë si protagonist i ngjarjeve, duke e ditë numrin e Brigadave që kanë vepruar në territorin e Kosovës, duke e ditë numri e të regjistruarve nga IAM-i, duke e ditur numrin nëpër të cilin kanë kaluar pjesëtarët e UÇK-së gjatë një testimi që është aplikuar nga KFOR-i, numri i armatimit të dorëzuar, e tjera, e tjera. Por edhe nga analizat që i kanë bërë shërbimet inteligjente ushtarake të shteteve mike, numri është diku rreth 15-mijë veteran, nëse iu qëndrojmë besnik paragrafëve dhe neneve me të cilët përkufizohet do të thotë, numri i…, apo iu jepet e drejta për të qenë veteran luftëtar. Ky numër është i stërmadhuar, është i ekzagjeruar.” – ka shtuar Quni.

I pyetur rreth akuzave që ishin bërë në drejtim të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) se e përfshirë në fryrjen e këtyre listave ka qenë edhe vet kjo parti, ai ka hedhur poshtë pretendimet duke thënë se nëse një gjë e tillë do të kishte ndodhur, atëherë do të ishte rritur numri i anëtarësisë së LDK-së.

“Nuk ka mundur me u bë marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), sepse atëherë do të rritej anëtarësia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Do të thotë është diçka, jo e qëndrueshme, nuk është kjo çështje se është diskutuar rreth numrit të veteranëve në nivelin e liderëve të partive politike.” – ka thënë Quni.

Ai ka shtuar se nuk është fare ndjenjë e mirë kur e sheh se janë barazuar me njerëzit që në kohën e luftës kanë jetuar në vende jashtë rrezikut, dhe ka akuzuar prokurorinë se më shumë janë marrë me parregullsitë gjatë plotësimit të aplikacioneve sesa me identifikimin e veteranëve të rrejshëm.

Sipas Qunit, procesi ka degraduar përderisa është dërguar tek komisioni për Vlerësimin e Veteranëve, por është degraduar edhe nga ana e Prokurorisë.

“Ka pas shpresa të mëdha që Prokuroria ta trajtojë këtë çështje me korrektësi, por në bazë të atyre të dhënave që i kam unë deri më tani, nuk kanë arritur t’i identifikojnë veteranët e rrejshëm. Kryesisht janë marrë me disa çështje që kanë të bëjnë me disa parregullsi gjatë plotësimit të aplikacionit të veteranëve të cilët e meritojnë me qenë veteran.

Procesi ka degraduar përderisa është dërguar tek komisioni për Vlerësimin e Veteranëve, por është degraduar edhe nga ana e Prokurorisë.

Ky ka qenë një ndër mendimet që unë e kam shprehë. Duhet me e gjete formën se si ta trajtojmë këtë çështje që nga fillimi,” – ka thënë Quni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat