Avdullah Hoti: Njohjet dhe liberalizimi po dëmtohen nga propozimi për ndryshimin e kufijve

Aktuale

Avdullah Hoti: Njohjet dhe liberalizimi po dëmtohen nga propozimi për ndryshimin e kufijve

Nga: N.Sh Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 11:16
Avdullah Hoti

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, thotë se, propozimi për ndryshimin e kufijve po e dëmton mundësin e njohjeve të reja dhe liberalizimin e vizave.

Ai thotë se procesi i njohjeve është reduktuar shumë, ndërsa tregohet sukses i madh kur flitet se ky apo ai shtet që nuk e ka tëehequr njohjen.

“Ne do të vazhdojmë pa hezitim për ta ndalur këtë ide që po nxjerrë çdo proces nga binarët kushtetues dhe po dëmton çdo raport normal me aleatët tanë. Ne kemi përgjigje që ta bëjmë këtë. Zgjedhjet janë zgjidhje. Ne nuk do të ndalemi, përkundrazi”, shkruan Hoti në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ja shkrimi i Hotit:

Mungesa e njohjeve të reja dhe ngecjet në liberalizimin e vizave janë procese që po dëmtohen shumë nga propozimi për ndryshimin e kufijve. Për rrjedhojë, procesi i njohjeve është reduktuar deri aty ku demantimet se ky apo ai shtet nuk e ka tërhequr njohjen po konsiderohet sukses i madh. Kurse për ngecjet në procesin e liberaliziimt të vizave po akuzohet se është Brukseli.

Megjithë këto efekteve të dëmshme, po vazhdohet me propozimin jo normal për ndryshimin e kufirit duke pretenduar normalizimin e marrëdhënjeve me Serbinë.

Ne do të vazhdojmë pa hezitim për ta ndalur këtë ide që po nxjerrë çdo proces nga binarët kushtetues dhe po dëmton çdo raport normal me aleatët tanë. Ne kemi përgjigje që ta bëjmë këtë. Zgjedhjet janë zgjidhje. Ne nuk do të ndalemi, përkundrazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat