Haradinaj: Banka Botërore na mbajti peng mbi një dekadë për Kosovën e Re

Aktuale

Haradinaj: Banka Botërore na mbajti peng mbi një dekadë për Kosovën e Re

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 12:26
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

(E plotësuar) - Inovacioni dhe ndërmarrësia janë dinjiteti i njeriut për perspektivë dhe zhvillim ekonomik në Kosovë.

Kështu ka thënë sot kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në ceremoninë e hapjes së Javës Globale të Ndërmarrësisë në Kosovë, e cila u mbajt në Kuvendin e Kosovës.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, Veseli tha se duke përkrahur punësimin e të rinjve, fuqizohet shteti i pavarur dhe sovran i Kosovës. 

Veseli tha se duhet punuar dhe investuar në potencialin e të rinjve kosovarë, në mënyrë që ta gjejnë veten dhe të ardhmen në vendin e tyre.

Në funksion të kësaj, Veseli tha se kapacitetet dhe fondet qeveritare në mbështetje të ndërmarrësisë në Kosovë do të rriten, ngase, sipas tij, është jetike që jo vetëm njerëzit  të qëndrojnë në vendin e tyre, por edhe idetë e mira dhe projektet që sjellin zhvillim, të cilave duhet krijuar kushte që këtu të gjejnë aplikim.

Veseli: Perspektiva e vendit dhe e zhvillimi ekonomik ndodhin nga inovacioni

“Perspektiva e vendit dhe zhvillimi ekonomik mund të vijnë vetëm nga ide të cilat janë inovatore. Si dhe nga ndërmarrësia, nga iniciativa e lirë private dhe nga kapitalizmin modern. Ne tradicionalisht, edhe nga e kaluara asnjëherë nuk kemi pasur përkrahje të shtetit, në mënyrë qenësore që me na mbajt gjallë dhe për me mbajt më të zhvilluar ekonominë tonë. Përmes iniciativës private, kemi arritur të mbijetojmë edhe okupimit”, tha Veseli.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova garon me vendet e zhvilluara për të bërë biznes dhe posedon ligje të avancuara për këtë sektor, por sipas tij, Kosova ka një hendikep mungesën e energjisë elektrike, ngase bizneset humbin qindra milionë euro për mungesë të energjisë. 

Kryeministri Haradinaj ka fajësuar edhe Bankën Botërore për mbajtjen pen g të projektet të TC Kosova e re. Mirëpo, Haradinaj dhe se ky projekt prej 13 miliardë dollar është në opsion që të realizohet. 

Haradinaj: Jemi të hendikepuar për mungesë të energjisë elektrike

“Hendikep e kemi energjinë. Për të bërë biznes në Kosovë kemi edhe disa hendikepe të tjera. Të flas një herë për energjinë, jemi në pozicion të vështirë. Bizneset ën Kosovë humbin mbi 300 milionë euro në vit nga gjendja në energji. Neve na kanë mbajtur peng për mbi një dekadë dhe na janë vonuar investimet në energji nga Banka Botërore, e cila na ka vonuar shumë dhe në fund është tërhequr nga investimi në energji, por fatmirësisht një projekt për energji dhe për furnizim të qëndrueshëm me energji ende është në opsion. Mendoj se do të kemi në Kosovë investimin më të madh në energji 1.3 miliardë dollar nga një investitorë amerikan, ‘Contour Global’?€ , ka theksuar Haradinaj.   

Problem tjetër sipas kryeministrit është rendi dhe ligji, korrupsioni dhe mungesa e konkurrencës

Arian Zeka, drejtor i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë ka thënë se ndërmarrësia duhet të jetë burim i pashtershëm i krijimit të vendeve të reja të punës. 

Zeka: Ndërmarrësia duhet të jetë promotor i zhvillimit ekonomik

“Ndërmarrësia duhet të jetë promotor i zhvillimit ekonomik i vendit. Duhet të jetë burim I pashtershëm I krijimit të vendeve të reja të punës. Duhet të jetë burim i ideve, të cilat i ndihmojnë  në nderim të imazhit jashtë.  Ndërmarrësia duhet të jetë edhe mundësi unike për gjithë përfshirjen e shoqërisë kosovare në biznes dhe në tregun e punës në përgjithësi”, theksoi Zeka. 

Drejtori ekzekutiv i Qendrës së Inovacionit të Kosovës (ICK),  Uranik Begu, tha se këtë vit me një numër rekord të aktiviteteve, mbi 60 sosh po niset kjo javë në institucionin më të lartë vendimmarrës, në Kuvendin e Kosovës. 

Një fjalë para të pranishmeve e mbajti edhe Colleen Hyland, e ngarkuar me punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, e cila theksoi rëndësinë e ndërmarrësisë dhe krijimin e kushteve për këtë sektor.

***

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se Kosova duhet të ketë qasje të qëndrueshme në të bërit biznes.

Kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, në hapjen e Javës Globale të Ndërmarrësisë, e cila u mbajt në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se ka ligje të avancuara të të bërit biznes dhe se vendi ynë, garon me vendet lidere në të bërit biznes në ndërmarrësi,

“Kuvendi i Kosovës është tempulli më i lartë i vendimmarrjes, vendi ku normohet të bërit biznes. Norma buron nga këtu, deputetët, të zgjedhurit, vendosin për rregullat dhe shumë parametra të asaj se si bëhet biznes në vendin tonë”, theksoi Haradinaj.

Duke falënderuar deputetët për gjithë angazhimin e tyre, kryeministri Haradinaj tha se sot Kosova ka ligje të avancuara të të bërit biznes dhe garojmë me vendet lidere në të bërit biznes në ndërmarrësi.

Por, kryeministri Haradinaj përmendi energjinë si hendikep, e cila pamundëson të bërit biznes.

“Jemi në pozicion të vështirë. Bizneset në Kosovë humbin mbi 300 milionë euro në vit për shkak të gjendjes në energji. Për më shumë se një dekadë na kanë mbajtur peng dhe na janë vonuar investimet në energji. Por, fatmirësisht një projekt për energji dhe furnizim të qëndrueshëm në energji ende është opsional dhe mendoj se në Kosovë do të kemi investimin më të madh që kemi pasur në energji, me 1.3 miliard dollarë nga investitori amerikanë”, tha kryeministri Haradinaj.

Me këtë rast, Haradinaj tha se janë të interesuar që të ketë stabilitet në energji dhe se për Kosovën është e paarritshme stabiliteti energjetik vetëm me energji të ripërtërishme.

Problem tjetër, kryeministri Haradinaj ka përmendur edhe rendin dhe ligjin, apo barrierat burokratike, korrupsionin dhe mungesën e konkurrencës së duhur.

“Në shumicën e rasteve dihet se ka pasur vështirësi që të bazohet vetëm në kualitetin e ofertës, por është dashur edhe kualitete tjera. Duhet të shkojmë nga një qasje më e qëndrueshme, ku kualiteti i ofertës fiton”, tha kryeministri Haradinaj, duke theksuar se nëse të gjithë shkojnë në këtë drejtim, sektori publik, privat, sipërmarrësit, ekspertët, atëherë rritet gara jo vetëm brenda ekonomisë sonë, por edhe më gjerë.

Haradinaj, foli edhe për heqjen e taksave nga makineritë, lëndën e parë dhe pajisjet teknologjike informative, duke siguruar ndërmarrësit se si Kosovë të gjitha projektet e nisura të sipërmarrësve do t’i bashkojnë, një Park Inovativ Trajnues në Prizren, një Zonë Ekonomike Amerikane në Gjakovë që është në nisje dhe shumë ide tjera të të bërit biznes.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se dija, inovacioni dhe ndërmarrësia janë vetë dinjiteti i njeriut në kushtet e lirisë, ndërsa qytetarët e Kosovës i kanë të gjitha këto mundësi, 

“Perspektiva e vendit, zhvillimi ekonomik mund të vijnë vetëm nga idetë inovative  dhe nga ndërmarrësia, nga iniciativa e lirë private, nga kapitalizmi modern dhe kjo është ajo që duhet ta theksojmë, sepse ajo është perspektiva”, tha kryetari Veseli, duke theksuar se në Kosovë tashmë është ndërtuar infrastrukturë moderne e zhvillimit ekonomik, vetëm se duhet të fuqizohet ndërmarrësia.

Drejtori ekzekutiv i Qendrës së Inovacionit të Kosovës (ICK),  Uranik Begu, tha se këtë vit me një numër rekord të aktiviteteve, mbi 60 sosh po niset kjo javë në institucionin më të lartë vendimmarrës, në Kuvendin e Kosovës.

“Ekonomia dhe prosperitet ynë varen nga shumë faktorë, mirëpo lartë në listë qëndron mundësia e ndërmarrësve, inovatorëve për të zhvilluar idetë e tyre në ndërmarrje të qëndrueshme”, tha Begu, duke theksuar se janë krenarë për ata ndërmarrës që kontribuojnë në ndërtimin e një ekonomie të diversifikuar dhe inovative, idetë e të cilëve jo vetëm se krijojnë vende të reja të punës, por mbi të gjitha rritin prosperitetin dhe inkurajojnë gjeneratat e reja që të jenë të guximshëm dhe të krijojnë perspektivë në vendin e tyre.

Një fjalë para të pranishmeve e mbajti edhe Colleen Hyland, e ngarkuar me punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Arian Zeka, drejtor i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe pjesëmarrës të tjerë. 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat