Vjosa Osmani e bën “horë” Thaçin: Ja çka i thotë për shtrëngimin e duarve me Putinin

Aktuale

Vjosa Osmani e bën “horë” Thaçin: Ja çka i thotë për shtrëngimin e duarve me Putinin

Nga: N.Sh Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 14:46
Vladimir Putin, Hashim Thaçi

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se shtrëngimi i duarve mes Thaçit dhe Putinit nuk është i papritur.

E kjo sipas saj, se një politikan shqiptar del përherë të parë në historinë e Kosovës, haptas në mbështetjen e planeve serb-ruse për ndarjen e Kosovës, e cila nuk bëhet rastësisht nga presidenti Thaçi.

“Kosovës nuk i bënë nder takimi me Putin, si lider autoritar i izoluar nga Perëndimi për shkak të të bëmave të tij në ish-Republikat Sovjetike, e as mesazhi i përçuar përmes këtij takimi për një orientim tjetër gjeostrategjik që bie në kundërshtim me vlerat dhe aspiratat tona euroatlantike”, shkruan Osmani në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

Sipas saj, Kosovës nder do t’i bënte duarshtrëngimi me kancelaren gjermane Angela Merkel, e cila thotë se po lufton me ngulm për të mbrojtur kufijtë e Kosovës nga armiqtë.

“Por, Thaçit i mungoi dje ajo fotografi, prandaj edhe e zëvendësoi me një të para disa muajve. Shpresoj që imazhi i sotëm Putin-Thaçi të bindë të gjithë deputetët e pushtetit që ka ardhur koha që copëtimin e vendit ta kundërshtojnë jo vetëm me fjalë por edhe me votë”, shkruan tutje ajo.

Ja shkrimi i plotë i Vjosa Osmanit:

Shtrëngimi i duarve mes Putinit dhe Thaçit nuk është fare i papritur. Kjo sepse për herë të parë në historinë e Kosovës, një politikan shqiptar del haptas në mbështetje të planeve serbe dhe ruse për ndarje të Kosovës. Dhe kjo nuk bëhet rastësisht nga Thaçi. Shpresa që këto akrobacione të rrezikshme mund të shpëtojnë lëkurën e dikujt, mund të jetë njëra nga arsyet. Kosovës nuk i bënë nder takimi me Putin, si lider autoritar i izoluar nga Perëndimi për shkak të të bëmave të tij në ish-Republikat Sovjetike, e as mesazhi i përçuar përmes këtij takimi për një orientim tjetër gjeostrategjik që bie në kundërshtim me vlerat dhe aspiratat tona euroatlantike. Nder Kosovës do t’i bënte duarshtrëngimi me Kancelaren Merkel, e cila po lufton me ngulm për të mbrojtur kufijtë e Kosovës nga armiqtë e brendshëm e të jashtëm të vendit tonë. Por, Thaçit i mungoi dje ajo fotografi, prandaj edhe e zëvendësoi me një të para disa muajve. Shpresoj që imazhi i sotëm Putin-Thaçi të bindë të gjithë deputetët e pushtetit që ka ardhur koha që copëtimin e vendit ta kundërshtojnë jo vetëm me fjalë por edhe me votë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat