Zeka: Nuk ka shans që seanca të mbahet nesër

Aktuale

Zeka: Nuk ka shans që seanca të mbahet nesër

Nga: G.B Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 15:28
Milaim Zeka

Deputeti Milaim Zeka, ka thënë se nuk ka asnjë shans teorike që të mbahet nesër seanca.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se Kryesia e Kuvendit është e çakorduar, e këtë e vërteton thirrja për seancë të jashtëzakonshme për nesër, derisa nuk në është në gjendje që ta dijë se shumica e deputetëve nuk do të marrin pjesë në seancë dhe kështu ajo nuk do të mbahet, përcjell Bota sot.

Zeka ka ironizuar duke thënë se këtë javë do të jetë top lajm takimi i Thaçit me Putinin.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Shance teorike nuk ka per seance

Sa e çakorduar eshte kryesia e Kuvendit te Kosoves, e verteton thirreja per seance te jashtezakonshme diten e neserme. Nje firme bujqesore ne Gjermani, e cila i ka 120 traktora, permes gps-sit e din per çdo traktor se ne cilen are ndodhet. Kryesia e Kuvendit te Kosoves nuk ashte ne gjendeje me dite se neser, shumica e deputeteve nuk do te marrin pjese ne seance, e si rezultat i krsaje, seanca nuk do te mbahet.

Mediat ne kete jave, bashke me disa “analista”, do te merren me takimin e Thaçit me Trampin, Macron, e Merkelin. Ama kryelajm eshte takimi Thaçi me Putinin. Degjoni tash analistate: A ishte Baci i njoftuar per kete gjermani? A eshte thike pas shpine per Bacin nga ana e Thaçit? A do ta leshoje Baci qeverine ne shenje hidherimi? Etj, etj,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat