Njohësi i çështjeve për integrime evropiane, Naim Rashiti, ka thënë se miratimi i katër ligjeve për të cilat nuk ka arsye pse parlamenti është vonuar dhe përmbyllja e një numri të rasteve nga 43 sa janë në gjykatë, do ia ndërronin mendjen disa shteteve anëtare të BE-së për liberalizim të vizave, përcjell Bota sot.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se këto veprime është dashur të bëhen varësisht nga procesi i liberalizimit të vizave dhe këto çështje kanë qenë zotime të institucioneve të Kosovës.
Postimi i tij i plotë:
Miratimi i kater ligjeve per te cilat nuk ka arsye pse parlamenti eshte vonuar dhe permbyllja e nje numri te rasteve prej 43 sa jane ne gjykate, do te ia nderronte mendjen disa shteteve anetare te BE-se per liberlizimin e vizave.
Natyrisht BE-ja eshte dashur te bej progress te shpejt me vnedimin per heqjen e vizave per Kosoven, por keto qeshtje te ngritura jane pjese e zotimeve te institucioneve tona qe jane bere e qe eshte dashur te permbyllen muaj me heret.
Keto veprime eshte dashur te behen varesisht nga procesi i liberalizimit te vizave. Por meqe jemi ketu, do te ndihmojne shume ne diskutimet me skeptiket evropian.