Veseli: Takimi Thaçi- Putin, lajm i jashtëzakonshëm për Kosovën - Bota Sot
Veseli: Takimi Thaçi- Putin, lajm i jashtëzakonshëm për Kosovën

Aktuale

Veseli: Takimi Thaçi- Putin, lajm i jashtëzakonshëm për Kosovën

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 18:31
Kadri Veseli

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka vlerësuar se presidenti i vendit Hashim Thaçi ka përfaqësuar denjësisht Kosovën në shënimin e 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore në Paris.

“Është lajm i jashtëzakonshëm për Kosovën, që Kosova si shtet i pavarur dhe sovran, reprezentohet në një ngjarje të tillë shumë të rëndësishme”.

“Lajm i jashtëzakonshëm që presidenti ynë në mënyre dinjitoze përfaqëson Kosovën. Është lajm pozitiv takimi me presidentin e SHBA-ve, me atë të Francës e shumë e shumë presidentë të tjerë nga vende të ndryshme botërore”.

Veseli ka komentuar edhe takimin e Thaçi me presidentin rus, Vladimir Putin, të cilin e vlerësoi si lajm pozitiv.

“Takimi me presidentin rus Vladimir Putin, ka krijuar një reaksion për faktin se qëndrimi i Rusisë ka qenë kundër pavarësisë së Kosovës”, tha Veseli.

“Shpresojmë që presidenti ka arritur në një masë të zbusë qëndrimin e Rusisë për rrugëtimin e Kosovës drejt anëtarësimin në organizata ndërkombëtare”

Kryeparlamentari tha se takimi me, siç e quajti ai, njërin nga kundërshtarët më të fuqishëm të pavarësisë së Kosovës, tregon për një reflektim të shtetit Rus për qëndrimin karshi Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...