Thaçi shkon edhe më larg: E ftova Putinin që të vizitojë Kosovën

Aktuale

Thaçi shkon edhe më larg: E ftova Putinin që të vizitojë Kosovën

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 22:18
Vladimir Putin

Thaçi gjatë intervistës së tij foli edhe për takimin me Presidentin Putin. Sipas tij, të dy presidentët kanë biseduar lidhur me dialogun dhe negociatat Kosovë – Serbi.

Thaçi theksoi se Presidentit Putin i ka thënë që kjo është një çështje delikate, por që sipas Thaçit, ai ka qenë i qartë duke shprehë përkrahjen e Rusisë në arritjen e marrëveshjes Kosovë – Serbi.

Sipas Thaçit, Vladimir Putin i ka thënë: ‘Nëse ju arrini një marrëveshje, atëherë Rusia do ta mbështes atë’.

Thaçi thotë që e ka ftuar Presidentin Vladimir Putin në Kosovë.

‘Nëse ai e pranon ftesën time, unë do ta pres me protokollin më të lartë’, ka thënë Thaçi për Presidentin Putin.

Ndërkohë, ai nuk ka sqaruar çfarë ka qenë përgjigja e Presidentit rus Putin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat