Kryeministrja serbe: Të gjejmë kompromis, por ne nuk e njohim Kosovën

Aktuale

Kryeministrja serbe: Të gjejmë kompromis, por ne nuk e njohim Kosovën

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 22:31
Ana Bërnabiq

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka deklaruar sot në Berlin se zgjidhja e çështjes së Kosovës duhet të jetë ajo e kompromisit, dhe se për të kompromisi nënkupton njëfarë pike mes asaj që “Kosova është Serbi” dhe asaj që Kosova është e pavarur dhe që Serbia ta njohë atë.

“Kompromisi është mes dy palëve. Por, nëse dikush insiston që Kosova është e pavarur dhe se Serbia vetëm do ta njohë atë, kjo nuk do të ndodhë, por Beogradi do të vazhdojë të insistojë në atë që Kosova është Serbi”, ka thënë Bërnabiqi në Berlin në forumin evropian “Serbia në BE”, i organizuar nga Fondacioni “Konrad Adenauer”, raporton media serbe.

Ajo ka shtuar se kutia e Pandorës është hapur para 10 vjetësh, kur Kosova e shpalli pavarësinë, siç tha ajo, kundër të gjitha parimeve demokratike.

“Ne po tentojmë ta mbyllim atë dhe do të jetë e vështirë. Nuk e di a do të jetë e mundshme, por unë do të doja që të gjenim kompromis dhe të gjithë së bashku të pajtohemi në të ardhmen”, shtoi Bërnabiqi.

Shefja e ekzekutivit serb tha se Kosova nuk është rast i njëjtë me Kroacinë, Bosnjën, Slloveninë apo Maqedoninë, sepse ato kanë qenë republika të njohura në kuadër të RSFJ-së ndërsa Kosova ka qenë gjithmonë pjesë integrale e Serbisë. Ka thënë se Kosova, mbi të gjitha, është çështje e rëndë dhe emocionale.

Ajo tha se konflikti i ngrirë nuk është zgjidhje e mirë, e cila do të na çonte vazhdimisht prapa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat