Thaçi përgjigjet në shtatë pyetjet e Jakup Krasniqit për dialogun

Aktuale

Thaçi përgjigjet në shtatë pyetjet e Jakup Krasniqit për dialogun

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 23:13
Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se ai është i autorizuar nga Kuvendi i Kosovës për t’a udhëhequr dialogun me Serbinë.

Hashim Thaçi iu është përgjigjur shtatë pyetjeve të Jakup Krasniqit nga Partia Nisma Socialdemokrate.

Kush duhet ta përgatitë atë marrëveshje?

“Marrëveshjen duhet ta përgatis komisioni i formuar nga Qeverisa e Kosovës që duhet të plotësohet edhe nga anëtarët tjerë të opozitës”, është përgjigjur Thaçi.

A e ka autorizuar Kuvendi i Kosovës, Kryetarin Thaçi për ketë çështje?

“Përgatitjen e marrëveshjes e bën ekipi negociator i zgjedhur nga Qeveria e Kosovës. Ndërsa sa i përket autorizimit nga Kuvendi, unë jam i zgjedhur nga Kuvendi për të qenë President”.

A ka një dokument iniciues dhe kush e ka inicuar atë?

“Nuk ka dokument iniciues dhe i thërras të përfshihen në këtë proces edhe opozita dhe shqëria civile”.

A mund t’ju besohet kjo çështje kaq e madhe dy kryetarëve të Kosovës e Serbisë?

“Unë jam i zgjedhur President i Kosovës nga Kuvendi i Kosovës. Kryej obligimin kushtetues dhe ligjorë në përfaqësimin e jashtëm të kosovës. Vendi përfaqësohet nga udhëheqësit e jo nga dy milionë banorë, prandaj edhe bëhen zgjedhjet që vendin ta përfaqësojë një njeri”.

Cilat janë shtyllat kryesore të kësaj Marrëveshjeje?

“Ajo për çka unë punoj është që të ketë njohjë reciproke midis Kosovës dhe Serbisë dhe të antarësohet Kosova në Organizatën e Kombeve të Bashkuara duke zëvendësuar rezolutën 1244”.

Kjo Marrëveshje a do të jetë definitive për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi?

“Kjo marrëveshje do të jetë definitive për njohjen reciproke midis Kosovës dhe Serbisë dhe zëvendësimin e rezulutës 1244”.

Kush e garanton ketë Marrëveshje nga pala ndërkombëtare?

“Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara. Nëse arrihet të heqet Rezoluta 1244, automatikisht hiqet edhe veto e Rusisë ndaj Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat