Haradinaj: Jakup Krasniqi mos të shet moral, nëse edhe Limaj mendon si ai…

Aktuale

Haradinaj: Jakup Krasniqi mos të shet moral, nëse edhe Limaj mendon si ai…

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 23:18
Fatmir Limaj dhe Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sonte i është përgjigjur ashpër kryetarit të Këshillit të Nismës, Jakup Krasniqi, pasi që ky i fundit e ka kritikuar më parë punën e qeverisë dhe të vet Haradinajt.

“Kom pas respekt për zotin Jakup Krasniqi sa ka qenë kryetar i Kuvendit, ka qenë për shumë vite aleat i zotit Thaçi e përkrahës i PDK-së. Gjatë kohës sa Krasniqi ka qenë në pushtet, unë kam qenë gjatë në opozitë, përmbi 12 vjet unë e kam pa zotin Krasniqi në pushtet. Nëse dikush ka merita për gjendjen në Kosovë, po ashtu ka edhe zoti Krasniqi, sepse ai ka qenë çdoherë në pozita vendimarrëse”, ka thënë Haradinaj sonte.

Sipas tij, nëse nuk është gjendja e mirë në rend dhe ligj, nëse nuk është gjendja e mirë në shëndetësi, arsim, Krasniqi i ka meritat e veta.

“Ai mund të ketë vlerësime për gjendjen e tashme, por nuk është në rrjedha se çfarë është ka ndodh tani, sa punë bon kjo qeveri”, ka thënë Haradinaj.

Tutje kryeministri ka shtuar se nëse Krasniqi e mat me kuti të vetin punën e qeverisë, e ka gabim shumë.

“Në këtë qeveri punohet bukur gjatë, bukur seriozisht. Nëse ai nuk është i kënaqur mund t’i propozojë partisë së vet me u largu nga qeveria dhe ne e respektojmë. Nëse në një ditë të caktuar vjen Nisma dhe zoti Limaj thotë se s’dojmë më, në rregull është. Por ata është mirë me vendos nder vete dhe me qenë pjesë e qeverisë siç është zoti Limaj edhe me i pas tre ministra edhe anej me shit moral për qeverinë a është e mirë a e keqe, është mirë që ja njonën, ja tjetrën, por mos t’i bojnë të dyjat se nuk iu ka hije edhe nuk iu del mirë në popull. Edhe unë muj me nejt më dy kom, me një kom mrena e më një jashtë”, ka thënë Haradinaj.

“Unë nuk e kuptoj faktin se kryetar i Këshillit të Nismës dhe kryetari i partisë i kanë dy qëndrime të ndryshme. Ata ose janë me një parti ose nuk janë. Nëse Limaj mendon si Jakupi për qeverinë, është mirë me ardh. Nuk ia kom me borxh zotit Krasniq me thonë ashtu”, ka thënë në fund kryeministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat