Zeka: Dr. Rugova ministres suedeze i tha "nëse nuk e ndihmoni popullin tim, do bëhet një bazen gjaku në Ballkan"

Aktuale

Zeka: Dr. Rugova ministres suedeze i tha "nëse nuk e ndihmoni popullin tim, do bëhet një bazen gjaku në Ballkan"

Nga: N.Sh Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 10:28
Presidenti Dr. Ibrahim Rugova

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka ka treguar një ngjarje për vizitën e parë të presidentit Dr. Ibrahim Rugova në Norvegji dhe Suedi.

Zeka thotë se ka qenë përkthyes dhe e ka koordinuar takimin e presidentit Rugova me ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, zonjën Margareta af Uglas.

Presidenti Rugova, sipas Zekës, i ka thënë ministres Uglas që, nëse nuk e ndihmoni Kosovën do të bëhet një bazen gjaku në Ballkan.

Zeka tregon edhe për vizitën e dytë të presidentit Ibrahim Rugova në Suedi dhe shumë momente tjera të cilat nuk janë aspak të mira.

Më poshë lexojeni shkrimin e Milaim Zekës:

Kordinimi i propogandes serbe me ate te Kosoves

Takimi Thaçi-Putin

Diaspora shqipetare ka ba shume per çeshtjen shqipetare. Te gjithe ishin zera te vetmuar.

Kur doli ne skene lideri i tyre, Dr. Ibrahim Rugova, ai ishte zeri yne. Ne qe enderronim çlirimin e Kosoves, krenoheshim qe e shoqeronim neper vizitat e nivelit me te larte.

E tille ishte vizita e pare e tije ne Norvegji dhe Suedi. Ishte edhe Shkelzen Maliqi. Madje ia dhuruam edhe nje fax ne ate kohe. U takua edhe me ministren e PJ te Suedise, zonjen Margareta af Uglas. Perpos qe e kam kordinuar kete takim (te parin e ketije niveli) kam qene edhe perkthyes gjate takimit. -Nese nuk e ndihmoni popullin tim, dijeni qe do te behet nje bazen gjaku ne Ballkan. Keshtu i tha Rugova ministres suedeze te PJ.

Debil e injorant te krahut majtist, ne Zvicer e Gjermani, mi leshuan 100 te shara pse po i kordinoja takime. Sharje te tilla me bollek kemi marre edhe ne vitin 1997, kur erdhi per heren e dyte ne Suedi, po kesaj radhe sharjet na vinin nga njerezit e Bukoshit ne exil. Madje edhe hotelin refuzuan t ia paguanin. Telefonova biznismenin nga Tetova, Jonuz Eminin, me banim ne Oslo te Norvegjise, i cili erdhi me aeroplan dhe i hoqi te gjitha shpenzimet. Deshmitar te kesaje ngjarejeje bizare e keni ambasadorin tone, Avni Spahiun.

E njejta orkester, te majte e te majte, te cilet tani quhen edhe te djathte, bashke me mediat dhe politikane serbe, po kritikojne takimin e Thaçit me Putinin. Me Putinin pret mu taku edhe Trampi, edhe Merkeli, edhe Macron, edhe Presidenti kinez, edhe, edhe.

Duhesh me qene teper idiot politik, teper trushperlare, teper antishqipetar, mos me qujte si ngjareje te madhe politike ne rrafshin diplomatik takimin Thaçi-Putin. A thu pse u hidheru Vuçiqi?

Linde pyetja: Ku munde te perfundoje Kosova me keta politikan idiot qe tallen me kete takim?! Ku i qete navigacioni keta politikan, perveq ne Kosmaq e Brezovice?!!!

Thaçi ka ba shume gabime ne politiken e tije te brendeshme, ama dominimi i tije ne Paris perballe Vuçiqit, eshte fitore diplomatike...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat