Vuçiq: Ndërkombëtarët po bëjnë presion që të votohet pro Kosovës në Inerpol

Aktuale

Vuçiq: Ndërkombëtarët po bëjnë presion që të votohet pro Kosovës në Inerpol

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 12:00
Inerpol

Presidenti i Serbisë, Aleksader Vuçiq, ka thënë se dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit do të vazhdojë kur Kosova do të fillojë të veprojë në përputhje me rregullat të cilat sipas tij ishin pranuar shumë me herët nga vetë pala kosovare.

“Ata mund të hapin tema të tera sat ë duan, por ne nuk mund të jemi pjesë e dialogut me dikën që i thyen rregullat të cilat i ka pranuar. Ne nuk duam të japim kontribut në këtë, por ne besojmë që BE-ja dhe të tjerët të cilët kujdesën për dialogun të kenë ndikimin e tyre në këtë aspekt”, ka thënë presidenti serb, shkruajn mediat serbe

Sa i përket synimit të Republikës së Kosovës për t’u anëtarësuar në INTERPOL, Vuçiq ka thënë se ka një presion të madh edhe tek vendet të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, për të votuar për pranimin e Kosovës në këtë organizatë.

“A do të mund ta ruajmë avantazhin. Ne do të luftojmë. A do të kemi sukses? Nuk do të jetë e lehtë. Megjithatë do të luftojmë sa të mundemi. Ne nuk kemi sponsor të fuqishëm” ka shtuar tutje Vuçiq.

Vuçiq ka folur edhe për takimin e Thaçit me presidentin rus, Vladimir Putin, duke thënë se sado që Thaçi mund të takohet me të, Rusia mbetet mik i fuqishëm i Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat