Austria do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën - Bota Sot
Austria do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën

Aktuale

Austria do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 13:43
Pamje nga takimi

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa priti sot në takim ambasadorin e Austrisë, Gernot Pfandler.

Gjatë takimit Mustafa e njoftoi ambasadorin austriak për prioritetet dhe proceset nëpër të cilat po kalon MPB.

Ai tha se janë duke punuar në rritjen e sigurisë në Kosovë, sidomos në sundimin e rendit dhe ligjit, me qëllim të luftimit të krimit të organizuar.

Ndërsa ambasadori Pfandler theksoi se qeveria e Austrisë do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën në të gjitha sferat e interesit të përbashkët, veçanërisht me institucionet e sigurisë.

Në fund të takimit ministri Mustafa e falënderoi ambasadorin Pfandler për përkrahjen që ka dhënë Republika e Austrisë në shtetndërtimin e Republikës së Kosovës dhe kërkoi që kjo përkrahje të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera