Kërcënimet e Listës Serbe për rrëzimin e Qeverisë, kështu i përgjigjet Haradinaj

Aktuale

Kërcënimet e Listës Serbe për rrëzimin e Qeverisë, kështu i përgjigjet Haradinaj

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 15:46
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur rreth deklaratës së Thaçit se është takuar me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Pas mbledhjes së Qeverisë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur rreth deklaratës së Thaçit se pas takimeve në Parisë është takuar me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli,  dhe se do të takohet edhe me zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj.

Ai ka thënë se nëse ai ka çfarë të bisedojë do të ishte mirë, por nëse s’ka atëherë s’ka mungesë të shkëmbimit të informatave, 

Haradinaj ka thënë se disa liderë botërorë janë kundër idesë për korrigjim të kufijve, dhe sipas tij kjo është një shenjë e mirë.

Për kërcënimet e Listës Serbe për rrëzimin e Qeverisë ka thënë se kjo çështje nuk është fare në agjendë, ngase Kosova përballet me sfida shumë më të rëndësishme, siç është anëtarësimi në Interpol dhe liberalizimi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat