Gjukanoviq ankohet se ideja për ndarje e Thaçit dhe Vuçiqit, po e cënon progresin e Ballkanit

Aktuale

Gjukanoviq ankohet se ideja për ndarje e Thaçit dhe Vuçiqit, po e cënon progresin e Ballkanit

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 18:18
Milo Gjukanoviç

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, thotë se negociatat ndërmjet Thaçit dhe Vuçiqit për shkëmbim të territoreve e lëvizje të kufijve, dhe përkeqësimi i raporteve ndërmjet Beogradit dhe Zagrebit, kanë bërë që të cenohet progresi i arritur në Ballkanin Perëndimor,.

Këto deklarime Gukanoviq i ka bërë në një intervistë për mediumin francez, Le Figaro.

Sipas tij, ideja për shkëmbim eventual të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është diçka e papritur dhe thotë se duhet pasur kujdes ndaj një ideje të tillë.

Sipas presidentit të Malit të Zi një ide e tillë mund të shkaktojë precedent dhe efekt domino në rajonin e Ballkanit Perëndimror.

Kundër kësaj ideje ka dalë kategorikisht edhe kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel.

Edhe faktori politik në Kosovë është unik kundër idesë për prekjen e kufijve të Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat