“Thaçi po zëvendëson Gjermaninë e Amerikën me Putinin e Rusisë”

Aktuale

“Thaçi po zëvendëson Gjermaninë e Amerikën me Putinin e Rusisë”

Nga: D.RR Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 18:38
Hashim Thaçi dhe Vladimir Putin

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, në një postim në rrjetin e saj sociale Facebook, ka thënë se takimi i presidentit Thaçi me presidentin rus Vladimir Putin, tregon se interesat e presidentit të Kosovës janë të njëjta me ato serbe e ruse, transmeton “Bota sot”.

Ajo shkruan se, Thaçi po i braktisë miqtë ndërkombëtar si Gjermania dhe Amerika, për t’i zëvendësuar ata me Putinin e Rusisë.

Postimi i plotë:

Takimi i Hashim Thaçit me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin dhe deklaratat e tij se Rusia do të mbështes marrëveshjen paqësore në mes të Kosovës dhe Serbisë, vetëm se konfirmon se interesat e Thaçit janë të njejta me ato serbe e ruse.

Hashim Thaçit qytetarët e Kosovës i treguan qëndrimin e tyre me 29 shtator, Kancelarja Merkel jo vetëm që e injoron Thaçin, por edhe e ka bërë të qartë se Gjermania nuk përkrah korrigjimin e kufijve të Kosovës, SHBA poashtu.

Pra, në rrugëtimin e tij me Vuçiqin drejt një marrëveshje që cënon integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës, Thaçi ka braktisur miqt tanë ndërkombëtar nga Gjermania e Amerika, për t’i zëvendësuar ata me Putinin e Rusinë, kjo duhet të marr fund sa më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat