Paralajmëron Adem Salihaj: Haradinaj mund të jetë i kërcënuar nga Thaçi

Aktuale

Paralajmëron Adem Salihaj: Haradinaj mund të jetë i kërcënuar nga Thaçi

Nga: N.H Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 18:45
Adem Salihaj dhe Hashim Thaçi

Ish-deputeti i LDK-së, Adem Salihaj ka thënë se deklarimi i mbrëmshëm nga ana e kryeministrit Haradinaj tregon se ky i fund është në dijëni me atë se çka po zihet me korrigjimin e kufijve, por nuk ka treguar deri më sot.

Sipas tij, arsyeja pse Haradinaj e ka mbajtur fshehur këtë plan dhe ofertë, mund të qëndrojë vetëm në faktin se Thaçi i është kërcënuar atij se do ta rrëzojë nga pozita e kryeministrit.

Ja postimi i tij i plotë:

Ramush Haradinaj, në televizionin T7 , thotë se ky plani i Thaçit për "korrigjim kufinjsh" është plan i Aleksander Vuçiqit dhe nuk është korrigjim, por ndarje e Kosovës. Kryeministri për herë të parë tregon se ky plan i është paraqitur edhe atij, dhe sipas tij, miniera e Trepçës i mbetet Serbisë. Shefi i ekzekutivit thotë se nëse Thaçi është marrë vesh për këtë plan, duhet të tërhiqet sa më parë.

Krejt kjo tregon se Ramush Haradinaj e ka ditur nga fillimi se çka po zihet,por nuk ka treguar deri sot. Madje, edhe atij i është paraqitur ky plan,por ai nuk ka treguar deri sot. Kjo tregon se edhe ai vetë është bërë pjesë e këtij plani,sepse e ka mbajtur fshehur nga opinioni dhe ia ka mundësuar Thaçit që ta vazhdojë lojën e rrezikshme për coptimin e Kosovës. Arsyeja pse Haradinaj e ka mbajtur fshehur këtë plan dhe ofertë, mund të qëndrojë vetëm në faktin se Thaçi i është kërcnuar atij se do ta rrëzojë nga pozita e kryeministrit.

Pra, nga e gjithë kjo del se ekziston një marrëveshje e shkruar apo e pa shkruar se Haradinaj nuk do ta pengojë Thaçin në planin e tij të rrezikshëm për coptimin e Kosovës,për aqë kohë sa Thaçi nuk ia rrezikon atij karrigen e kryeministrit. Madje, është naivitet të pohosh se gjoja nuk e di se a e ka pranuar apo jo Thaçi këtë plan,kur dihet se ai me tërë qenjen e tij po lufton për realizimin e këtij plani.

Pra,nga e gjithë kjo del se komploti i madh kundër Kosovës nuk është vetëm i Thaçit dhe i Vuçiqit,por është më i gjerë. Populli i Kosovës ende nuk e ka kuptuar se çfarë rreziku i madh po i kanoset shtetit tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat