Ministri ia kthen shpinën Haradinajt për ta mbrojtur ish-shefin e tij: Po i përzien kompetencat

Aktuale

Ministri ia kthen shpinën Haradinajt për ta mbrojtur ish-shefin e tij: Po i përzien kompetencat

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 19:25
Krerët e shtetit

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka komentuar deklaratat e shefit të tij, Ramush Haradinaj, për shkarkimin e presidentit Hashim Thaçi.

Kryeministri Haradinaj deklaroi se nëse Presidenti Thaci vazhdon me idenë për ndryshimin e kufijve, që sipas Haradinajt, do të thotë ndarje e Kosovës, mund të shkarkohet.

Tahiri, i cili është nënkryetar i PDK-së, e cilëson si të ngutshme deklaratën e shefit të tij, Haradinajt, për presidentin Thaçi.

Ministri i Drejtësisë thotë se Kryeministri nuk mund të tregojë nëse duhet shkarkuar Presidenti dhe se kjo është përzierje e kompetencash.

Duke komentuar deklaratat e Haradinajt se bisedimet e Thaçit me Vuçiqin nuk po karakterizon nga transparenca, Tahiri ka thënë se Thaçi ka qenë më transparent se kurrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat