Zyrtari i VV-së: Rusia e di çka përmban marrëveshja me Serbinë, por populli e Kuvendi i Kosovës jo

Aktuale

Zyrtari i VV-së: Rusia e di çka përmban marrëveshja me Serbinë, por populli e Kuvendi i Kosovës jo

Nga: A.M. Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 18:48
Adnan Rrustemi

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka komentuar deklaratën e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, i cili ka thënë se Rusia e përkrah marrëveshjen e Kosovës me Serbinë. Këtë deklaratë Thaçi e ka thënë pas që është takuar me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Ndërsa, Rrustemi në një postimi në Facebook ka shkruar se Rusia e din çfarë përmban kjo marrëveshje, por Kuvendi dhe populli Kosovës jo.

Postimi i plotë:

Në rresht ulur prapa Putinit, me të kishte takim, ndersa me Trumpin veç foto, ambasadori rus konfirmon se Rusia përkrahë marrëveshjen Kosovë-Serbi, marrëveshjen që Rusia e di çka përmban, por populli e Kuvendi i Kosovës jo. Ndërsa Gjermania kundërshton dhe përditë na paralajmëron për rreziqet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat