Këshilltari i Thaçit tregon se çka e pyeti Thaçi – Putinin

Aktuale

Këshilltari i Thaçit tregon se çka e pyeti Thaçi – Putinin

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 22:41
Hashim Thaçi dhe Vladimir Putin

Flet këshilltari i Presidentit Thaçi Takimi i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi me homolgun e tij rus, Vladimir Putin gjatë shënimit të 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore në Paris, ngjalli reagime në sferën publike.

Ky takim u diskutua edhe sot gjatë emisionit “Click” në RTV 21.

Besim Çollaku, Këshilltar i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka treguar se  çka e pyeti direkt Thaçi, Putinin.

“Presidenti ka shfrytëzuar këtë mundësi të jashtëzakonshme që në mënyrë direkte,  drejtëpërdrejt, t’i bëjë atë pyetjen e vetme e cila na intereson neve si shtet dhe si qytetarë se në qoftë se ne arrijmë marrëveshje me Serbinë a do të jetë Rusia pengesë edhe më tutje apo jo për anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara”, tha Çollaku. Sipas tij në kuadër të shënimit të këtij përvjetori të Luftës së Parë Botërore Kosova ka arritur maksimumin në kuadër të diplomacisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat