Reçica u jep sqarime ish-pjesëtarëve të TMK-së: Po e respektojmë ligjin

Aktuale

Reçica u jep sqarime ish-pjesëtarëve të TMK-së: Po e respektojmë ligjin

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 12:08
Ish- pjesëtarët e TMK-së protestë te Ministria e Punës

(E plotësuar) - Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka dalë para ish pjesëtarëve të TMK-së, të cilët kanë shkuar pa paralajmërim në objektin e kësaj Ministrie për të kërkuar sqarime sa i përket ndaljes së njërit pension.

Reçica me këtë rast iu ka thënë atyre se Zyra e Auditorit të Përgjithshëm ka gjetur se janë bërë shkelje ligjore për këto pensione.

Ai ka sqaruar se është kërkuar që të bëhet një komision shtetëror dhe në momentin që ky komision del me rekomandim se ka pas shkelje, do iu lëshohen pensionet e tyre menjëherë.

“Unë jam me juve, kurrë krenaria për juve s’ka me u largu. Sapo kam ardhur në këtë detyrë jam ballafaquar me situata të ndryshme për realizimin kërkesave tuaja. Mu ka dashtë vetëm 1 muaj që t’i shfuqizojë vendimet që kanë qenë në dëm të juaj. Ne e kemi obligim moral dhe jam krenar për këtë dhe po bëjmë punën që të drejtat e juaja me ligj të mos i cenojë askush. Ne kemi bërë një pezullim, deri të sqarohet kjo situatë. Jam plotësisht me ju. Edhe unë i kam hamendesimet e mia. Kam kontaktuar auditorin dhe kemi kërkuar që të krijohet një komision shtetëror për t’u shikuar a është bërë shkelje në ndaljen e pensionit që i është bërë juve. E di që ka shkaktuar vështirësi, e kuptoj shumë mirë edhe unë jam rritur sikur ju me brenga. Ky komision i cili është kërkuar të krijohet, në momentin e parë që del me rekomandimin se në mënyrë të paligjshme këto pensione, ne do i lëshojmë pensionet tuaja”, ka thënë Reçica.

Image

Ish- pjesëtarët e TMK-së protestë te Ministria e Punës

Dhjetëra ish-pjesëtarë të TMK-së kanë hyrë brenda objektit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale ku kanë shprehur shqetësimet e tyre pse u janë ndalur pensionet që kanë shërbyer në këtë institucion.

Për t’u takuar me ta sipas disa fotografive nga vendi i ngjarjes ka dal edhe ministri i Punës Skënder Reçica.

Ende nuk dihet arsyeja e qartë e protestës por mësohet se ata deri më tani kanë marr pensionin si ish-pjesëtarit të TMK-së dhe veteranit të UÇK-së.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat