KDI thotë se OShP po amniston bizneset që kryen vepra penale

Aktuale

KDI thotë se OShP po amniston bizneset që kryen vepra penale

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 13:12
Instituti Demokratik i Kosovës

Instituti Demokratik i Kosovës ka akuzuar Organin Shqyrtues të Prokurimit se po amniston bizneset të cilat gjatë tenderimit kryejnë vepra penale duke falsifikuar dokumente por që OShP nuk i dërgon në Prokurori.

Diana Metushi në një konferencë për media në të cilën janë paraqiten gjetjet e KDI-së, lidhur me mënyrën se si operatorët ekonomik në Kosovë po amnistohen nga veprat penale, ka deklaruar se përkundër faktit se falsifikimi i dokumenteve klasifikohet si vepër penale me Kodin Penal të Kosovës, nga OShP marrin ndëshkimin minimal.

Metushi-Krasniqi: OShP me vendimet e saja po amniston bizneset

“Ne kemi gjetur se OShP-ja me vendimet e saja në njëfarë mënyre po i amniston bizneset me vepra penale. Gjatë këtyre monitorimeve ne kemi vërejtur se operator ekonomik të ndryshëm, gjatë periudhës tri vjeçare janë diskualifikuar për periudhën 6 deri 12 muaj mu për shkak të kryerjes së veprave penale komfor kodit penal, falsifikimin e dokumenteve të ndryshe apo legjitimin e përmbajtjes së rreme, megjithatë përkundër faktit se me vendimet e OShP-së janë dëshmuar këto vepra penale kur është marrë vendimi për diskualifikim, këto vepra penale nuk janë dorëzuar në prokurori, respektivisht OShP-ja nuk ka bërë kallëzim penal dhe këta operator kanë mbetur vetëm me sanksionimet minimale 12 mujore“, ka thënë ajo.

Sipas saj, kjo qasje e vendimmarrjes ka bërë që lista e zezë e operatorëve ekonomik të mbetet bosh.

Metushi-Krasniqi: Të gjithë ata tash janë jashtë listës së zezë

“Lista tash është e bardh për shkak se ata tash janë liruar prej afatit të diskualifikimit dhe tash lista është e bardh...kemi të ndryshëm kemi si për procedurat për furnizime në KEK, në shëndetësi, për kontratat në Policinë e Kosovës, megjithatë tash të gjithë ata janë jashtë listës së zezë”, tha ajo.

Kurse, Elira Tahiri nga KDI tha se ky mosveprim i OShP-së motivon edhe bizneset tjera për këto vepra penale.

Tahiri: Këto dokumente falsifikohen

“Rastet e trajtuara nga Organi Shqyrtues i Prokurimit, ku ky i fundit ka vërtetuar vepra të këtilla nga operatorët ekonomik dhe ka lëshuar për diskualifikim të operatorëve ekonomikë gjatë periudhës 2015-2018, kanë të bëjnë me falsifikim të autorizimeve të prodhuesit, falsifikim të katalogëve, falsifikim të certifikatës ISO, falsifikim të vërtetimit të Administratës Tatimore të Kosovës, falsifikim të vulës dhe tekstit të Noterit, falsifikim të diplomave, legalizim të përmbajtjes së rreme, etj., të gjitha këto vepra penale. Në pesë raste, operatorët janë diskualifikuar për periudhën 6 mujore për kryerje të një vepre penale dhe në tre raste dënimet për operatorët ekonomik kanë qenë diskualifikimi prej 12 muajve për pjesëmarrje nga procedurat e prokurimit publik. Me qëllim të fuqizimit të ligjit në praktike, ne si KDI kërkoi angazhim të menjëhershëm të Prokurorisë dhe OShP-së të adresojë këto raste dhe rastet tjera në të ardhmen”, ka thënë ai.

Në këtë rast, KDI thotë se duhet një koordinim më i madh në mes OShP-së dhe Prokurorisë, ndërkohë rekomandon që operatorët ekonomik që skualifikohen nga OShP për veprën penale të paraqitjes së të dhënave të rreme ose dokumenteve të falsifikuar, të futen në Listën e Zezë të Operatorëve deri në vendimin e gjykatës kompetente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat