Vazhdon protesta e zjarrfikësve para Qeverisë së Kosovës

Aktuale

Vazhdon protesta e zjarrfikësve para Qeverisë së Kosovës

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 13:43
Foto nga protesta

Gati dy orë pas nisjes së protestës së zjarrfikësve, protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë para Qeverisë së Kosovës.

Përmes protestës ata kërkuan qe të rregullohet statusi i tyre juridik, të sigurohet vija buxhetore dhe të nivelizohen pagat më shërbimet tjera emergjente, te kompensohen për punën jashtë orarit, ndërrimin e natës, punën e vikendeve dhe ditëve të festave, të kompensohen shërbimet mjekësore nga lëndimet në vendin e punës dhe të kenë pajisje të duhura për ta kryer punën e tyre ngase pajisjet momentale janë tejet minimale dhe çdo ditë rrezikohet siguria dhe shëndeti i tyre në punë, 

Protesta e zjarrfikësve nisi nga Pallati i Rinisë në Prishtinë për të vazhduar tek sheshi Zahir Pajaziti, dhe në fund para Qeverisë së Kosovës.

Nga sindikata u shprehën se pavarësisht kërkesave të vazhdueshme nga kjo kategori, institucionet e Kosovës ende nuk kanë reflektuar.

Madje, nëse një gjë e tillë nuk bëhet as në të ardhmen, ata paralajmëruan edhe revoltë.

Një numër i madh i tyre po vazhdon të qëndrojë para objektit të Qeverisë së Kosovës, ndërkaq që nuk dihet nëse dikush nga ky insitucion ka dalur për t’i dëgjuar kërkesat e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat