Avokati Gjoshi tregon se si Gjykata Speciale do t’i mbrojë dëshmitarët

Aktuale

Avokati Gjoshi tregon se si Gjykata Speciale do t’i mbrojë dëshmitarët

Nga: D. B. Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 15:52
Adrian Gjoshi

Avokati Adrian Gjoshi, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se Gjykata Speciale ka paraparë edhe mbrojtjen, dinjitetin dhe privatësinë e të gjithë dëshmitarëve.

“Duke e parë rëndësinë e dëshmive të dëshmitarëve, dhe rrezikun e tyre pas deklaratave dhe dëshmive Gjykata Speciale, ka paraparë doemos mbrojtjen e dëshmitareve që do të paraqiten në këtë Gjykatë, përfshirë këtu privatësinë, sigurinë, si dhe mirëqenien fizike dhe psikologjike”, ka deklaruar ai.

Gjoshi ka shtuar dëshmitarët janë pjesa qenësore e procedurës penale që do të zhvillohet nga Gjykata Speciale. 

“Kjo Gjykatë e ka paraparë dhe zhvillimin e procedurave me dyer të mbyllura, si dhe paraqitjen e provave me mjete elektronike ose mjete të tjera të veçanta etj. Por tani mbetet të shihet se sa do të mund të mbrohen dhe përkrahen në praktikë dëshmitarët. Dëshmitarët janë pjesa qenësore e procedurës penale që do të zhvillohet nga Gjykata Speciale”, ka thënë avokati Gjoshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat