Nesër seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit për skandalet e politikës së jashtme

Aktuale

Nesër seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit për skandalet e politikës së jashtme

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 15:56
Kuvendi i Kosovës

Zyra për media dhe marrëdhënie me publikun njofton se nesër, më 16 nëntor, do të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e cila dështoi të mbahej të martën si pasojë e moskoordinimit midis grupeve parlamentare.

Seanca, që është paralajmëruar të nisë nga ora dhjetë, nesër, do të ketë vetëm një pikë të rendit të ditës:

1. Debat parlamentar sipas kërkesës së 42 deputetëve për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat