Kurti: Zyret e VV-së nuk po i zënë anëtarët e rinj

Aktuale

Kurti: Zyret e VV-së nuk po i zënë anëtarët e rinj

Nga: D.RR Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 19:14
Albin Kurti para anëtarëve të rinj

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka njoftuar se sot kanë filluar muajin e anëtarësimeve të reja në partinë të cilën ai e drejton, përcjell “Bota sot”.

Kurti thotë se kjo do të vazhdojë deri më 15 dhjetor, ndërsa bën të ditur se zyra e qendrës në Prishtinë nuk po i zë anëtarësimet e reja, andaj ata po i mirëpresin në selinë qëndrore të Vetëvendosjes.

Postimi i plotë:

Sot filluam muajin e anëtarësimeve të reja në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, që do të vazhdojë deri në 15 dhjetor, si fushatë për zgjerimin intensiv. Mbi 40 anëtarë të rinj u shtuan në radhët e Lëvizjes në Prishtinë. Zyra e Qendrës sonë në Prishtinë nuk i nxë kaq shumë veta, andaj bashkë me kryetarin e Qendrës, z. Arben Vitia, i mirëpritëm anëtarët e rinj në selinë qendrore të VETËVENDOSJE!-s.

Këto anëtarësime janë rezultat i punës së mirë të strukturave tona, sepse një aktivist i mirë është ai që afron shumë anëtarë të rinj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat