Driton Tali: Derisa të votohet Hashim Thaçi do të kemi sistemin e drejtësisë të korruptuar

Aktuale

Driton Tali: Derisa të votohet Hashim Thaçi do të kemi sistemin e drejtësisë të korruptuar

Nga: N.Sh Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 19:50
Driton Tali, Hashim Thaçi

Sistemi i gjyqësorit në Kosovë, është mjaft i brishtë, pasi që kemi shuam pak raste të rënda të cilat janë trajtuar nga gjykatat e Kosovës, ose edhe ato të cilat janë trajtua kanë përfunduar në favor të njerëzve të fuqishëm apo atyre që kanë lidhje me politikën.

Njerëzit e fuqishëm, liderët e institucioneve, politikanët apo edhe disa prej ish komandantëve të luftës, vendosin dhe ndërhyjnë në sistemin e drejtësisë.

Një gjë e tillë theksohet edhe nëpër raportet ndërkombëtare, ku Kosova radhitet në mesin e vendeve me sistem të degraduar të drejtësisë.

Por, kur do të ndodhë që edhe në Kosovë, të gjykohen liderët dhe politikanët e fuqishëm dhe të burgosën për të bëmat e tyre?

Ish-deputeti i Kosovës, Driton Tali thotë se, derisa e kemi këtë kastë politike në pushtet do të kemi këtë gjyqësor.

Sipas tij, kjo klikë e pushtetit e krijoi gjyqësorin si të tillë, e për të ndryshuar thotë se kjo varet nga votuesi i Kosovës.

Por, Tali thotë se është çmenduri të pritet tash luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit, sepse po të ndodh kjo i bie të burgosin vetveten.

“Derisa ta kemi këtë kastë politike në pushtet gjyqësori do të jetë ky se çfarë e kemi tashti, sepse kjo klikë e krijoi si të tillë për nevoja të tyre. Prandaj, këtu se a do të kemi gjyqësor ndryshe kjo varet nga votuesi i Kosovës. Derisa votuesi i Kosovës t’i votoj këta akterë në politikë nuk do të ketë ndryshime, sepse shumica e tyre tashmë e dimë se janë të korruptuar dhe është çmenduri të pritet që ata të cilët e zhvilluan korrupsionin ta luftojnë korrupsionin. Kjo i bie me fut veten në burg një gjë të tillë askush nuk e bon aq më pak kriminelët”, thotë Tali për gazetën “Bota sot”.

Ai pohon se, derisa të votohet Hashim Thaçi me bandën e tij nuk do të ketë gjyqësor të pavarur.

“Pra derisa të votohet Hashim Thaçi së bashku me gjithë bandën e tij, ne do ta kemi këtë gjyqësor, ku gjykatësit prokuroret i zgjedh vet ajo bandë për nevoja të tyre dhe në interes të tyre. Pra derisa popullata të sillet si struci (i cili sa herë që rrezikohet e fut kokën nën rërë, pra vet nuk e sheh rrezikun, që do të thotë rrezik nuk ka) që t’i votoj këta me vetëdije duke ditë se janë kriminelë të korruptuar e të presin që këta ta përmirësojnë gjyqësorin është edhe çmenduri dhe e pakuptimtë”, thekson ish-deputeti Driton Tali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat