Dështon seanca, mungonin deputetët dhe qeveria

Aktuale

Dështon seanca, mungonin deputetët dhe qeveria

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 10:27
Kuvendi i Kosoves

(E plotësuar) - Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, në të cilin ishte paraparë të diskutohet për politikën e jashtme të Kosovës, ka dështuar për shkak të mungesës së korumit dhe kabinetit qeveritar.

Propozuesi i seancës dhe shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se përkundër faktit që qeveria ka obligim kushtetues për të qenë prezent në seancat e jashtëzakonshme, megjithatë propozojë që për seancën e ardhshme të vendos kryesia.

Hoti: Koalicioni nuk e ka shumicën parlamentare

 

 

“Obligim i koalicionit qeverisës, jo i shumicës parlamentare sepse tani nuk janë shumicë parlamentare, që të jenë prezent në seancë. Qëllimi i kësaj seance ka qenë që të qartësojmë më mirë politikën e jashtme karshi objektivave që ka Republika e Kosovës por në mungesë të qeverisë, ne propozojmë që data kur mbahet kjo seancë të caktohet në mbledhjen e ardhshme të kryesisë”, tha ai.

Me këtë u pajtuar edhe shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, i tha se ky debat mund të mbahet pas një jave.

Krasniqi: Të caktohet pas votimit të Kosovës në INTERPOL

 

 

“Është e rëndësishme që kjo seancë meqenëse e trajton temën e politikës së jashtme të caktohet pas votimit të Kosovës në INTERPOL që duhet të ndodhë me datën 20 “, ka thënë Krasniqi.

Kritika për mungesën e kabinetit qeveritar ka dhënë edhe Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ajo tha se si Lëvizje Vetëvendosje janë të brengosur me kahjen që ka marrë politika e jashtme për shkak të mungesës së një strategjie të unifikuar, por gjithashtu janë të brengosur me atë se kush është në krye të dikastereve që merren me politikën e jashtme.

Haxhiu: Duhet të flasim për takimin skandaloz Thaçi-Putin

 

 

“Duhet ta dinë se është numri i njohjeve, a ka ndonjë shtet që e ka tërhequr njohjet, pse kanë ngecur njohjet, duhet të flasim për partizimin e misioneve diplomatike, duhet të flasim për shfrytëzimin e pozitës së punëve të jashtme për çështje biznesore siç po bën Pacolli, duhet të flasim për deklaratat e ministrit Pacolli se në mes Kosovës dhe Serbisë nuk duhet të ekzistojë kufi, duhet të flasim për takimin skandaloz Thaçi-Putin, tendencën për ta zëvendësuar Gjermaninë me Rusinë“, ka thënë ajo.

Kurse, Dardan Sejdiu nga Partia Social Demokrate, tha se është për keqardhje se si qeveria nuk është në seancë.

Sejdiu: Haradinaj do të duhej të jetë në Kuvend

 

 

“Nëse kryeministrin e kemi në vend, atëherë vendi në të cilin duhet të jetë ai është salla e Kuvendit“, ka thënë Sejdiu.

Por shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi ka thënë se ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli përmes një letre iu ka dërguar Kuvendit që është jashtë vendit, siç e ka njoftuar edhe vet kryeministri Haradinaj, edhe pse nuk ka qenë i ftuar në këtë seancë.

Ahmeti: Nuk është dëgjuar arsyetimi

 

 

“Nuk është dëgjuar arsyetimi pse kemi kërkuar që të mos mbahet seanca në këtë ditë, të shtyhet për një ditë tjetër dhe po ashtu prej javës tjetër e tutje kurdo që kryesia vendos për seancë të jashtëzakonshme për debatin e kërkuar do të jemi të gatshëm për debat“, ka thënë ai.

Shefi i grupit parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi tha se opozita nuk ka pas qëllim ta shtyjë këtë seancë për qëllime strategjike të saj.

Sherifi: Nuk ka pas gatishmëri që të shtyhet

 

 

“Nuk ka pas gatishmëri që të shtyhet, jo për shkak të urgjencës sepse po të kishte qenë për shkak të urgjencës, do të ishte mbajt 24 orë pas ftesës, jo 10 ditë pas kërkesës, për qëllime taktike strategjike të opozitës“, tha ai.

Në fund është vendos një mocion procedural, i cili morri votat e shumicës, me të cilin ia mundëson kryesisë së Kuvendit që të vendos për datën e mbajtjes së kësaj seance.

Dështon seanca e jashtëzakonshme, mungonin deputetët dhe qeveria

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, në të cilin ishte paraparë të diskutohet për politikën e Kosovës, ka dështuar për shkak të mungesës së korumit dhe kabinetit qeveritar.

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se përkundër faktit që qeveria ka obligim kushtetues për të qenë prezent në seancat e jashtëzakonshme, megjithatë propozojë që për seancën e ardhshme të vendos kryesia.    

Hoti: Koalicioni nuk e ka shumicën parlamentare

“Obligim i koalicionit qeverisës, jo i shumicës parlamentare sepse tani nuk janë shumicë parlamentare, që të jenë prezent në seancë. Qëllimi i kësaj seance ka qenë që të qartësojmë më mirë politikën e jashtme karshi objektivave që ka Republika e Kosovës por në mungesë të qeverisë, ne propozojmë që data kur mbahet kjo seancë të caktohet në mbledhjen e ardhshme të kryesisë”, tha ai.

Me këtë u pajtuar edhe shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, i tha se ky debat mund të mbahet pas vendosjes për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, mbledhja e të cilit do të mbahet më 20 nëntor.

Kritika për mungesën e kabinetit qeveritar ka dhënë edhe VV dhe PDS por është arsyetuar nga AAK dhe Nisma Socialdemokrate.

Në fund është vendos një mocion procedural, ku thuhet se kryesia e kuvendit do të vendos për datën e mbajtjes së kësaj seance, i cili morri votat e shumicës, duke bërë kështu që seanca të përfundojë.

Seancë për politikën e jashtme (Drejtpërdrejt)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat