Anëtari i VV-së tregon problemin e takimit mes Thaçit dhe Putinit

Aktuale

Anëtari i VV-së tregon problemin e takimit mes Thaçit dhe Putinit

Nga: N.H Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 11:19
Hashim Thaçi dhe Vladimir Putin

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani, ka komentuar takimin e shumëpërfolur mes dy homologëve, Hashim Thaçi dhe Vladimir Putin.

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka treguar shtatë arsyet pse është problem takimi mes tyre.

Zogiani ndër problemet thotë se Thaçi përfaqëson një platformë për ndarje të vendit, përkatësisht përfaqëson angazhimin e kamotshëm të Serbisë që të marrë pjesën me potencialin më të lartë ekonomik.

Ja postimi i tij i plotë:

Pse eshte problem takimi i Thaçit me Putin?

Shume komentues, e edhe deputete opozitar thone se nuk ka problem qe ka ndodhur takimi Thaçi-Putin.. se fundmi paska thene kte Faton Topalli, por keta nuk dun me i kuptue disa gjera:

1. Thaçi perfaqeson nje platforme per ndarje te vendit, perkatesisht perfaqeson angazhimin e kahmotshem te Serbise qe te mar pjesen me potencialin me te larte ekonomik, Trepçen.
2. Rusia bashke me Serbine lufton aktivisht shtetin e Kosoves, kurse veriun e saj deshiron ta perdore si precedent per Krimean ne Ukraine, dmth Putin perveç miqesise tradicionale me Serbine ka edhe interesa te vetat ne ndarjen e Kosoves.
3. Keto ide qe rrjedhin nga Serbia kane qene nje nga arsyet pse Kosova ka filluar luften kunder Millosheviqit dhe Putin pat bere presion e kercenime kunder bashkesise nderkombetare per te ndaluar sulmet ndaj Millosheviqit.
4. Ne asnje moment Rusia nuk ka ndryshuar qendrim ndaj çeshtjes se Kosoves dhe kjo se fundmi eshte pare ne KS te OKB kur ajo refuzoi Planin e Ahtisaarit, duke e futur Kosoven ne nje spirale te pafundme te perpjekjes per njohje nderkombetare.
5. Megjithe keto, Thaçi flet per nje perkrahje te Putin per planin qe ai perfaqeson, gje te cilen nuk po e ben bota perendimore.
6. Pra, Thaçi, Vuçiq e Putin, bashke me te gjithe faktoret politik ne Serbi, kane nje konsensus per planin Vuçiq-Thaçi, por injorojne refuzimin e tij nga institucionet dhe pjesa me e madhe e shoqerise kosovare, si dhe nga pjesa me e madhe e botes Perendimore.
7. Thaçi nuk duhet te lejohet qe çeshtjen e Kosoves ta zgjidhe sipas kerkesave te Rusise e Serbise, sepse ne kete menyre Kosova ndryshon tavolinat, zhvendoset drejt lindjes, ndryshe nga sjellja historike e shqiptareve qe gjithmone kane kerkuar zgjidhje drejt dhe nga Perendimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat