Hoxhaj thotë se Serbia nuk duhet të ketë frikë nga Kosova në INTERPOL

Aktuale

Hoxhaj thotë se Serbia nuk duhet të ketë frikë nga Kosova në INTERPOL

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 13:29
Enver Hoxhaj

Pak ditë para se të votohet për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Serbia nuk duhet të ketë frikë nga anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë.

Përmes rrjetit social Twitter Hoxhaj u shpreh se Serbia ka histori të njohur për abuzime me INTERPOL-in.

“Serbia ka një histori të njohur të keqpërodrimit të INTERPOL-it, si formë të agresionit kundër fqinjëve të saj. Kosova ka një histori të njohur të bashkëpunimit me agjencitë e zbatimit të ligjit. Serbia nuk do të duhej të frikësohej nga Kosova në INTERPOL, por nga e kaluara e saj e pazgjidhur kriminale”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat