Përveç armëve policia konfiskon para, vula, cd e telefona mobil në shtëpinë e “Burdushit”

Aktuale

Përveç armëve policia konfiskon para, vula, cd e telefona mobil në shtëpinë e “Burdushit”

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 13:37
Hysri Peqani, i njohur si Burdushi

Policia dhe Prokuroria po vazhdojnë bastisjen në shtëpinë e mjekut popullor, Hysri Peqani, i njohur si Burdushi.

Aty Policia ka gjetur armë, plumba, para, CD, telefona mobilë dhe vula.

Mediat kanë siguruar pamjet nga shtëpia e Burdushit, ku shihet ekipi policor që ia ka bastisur shtëpinë atij sot në mëngjes. Aty Policia ka gjetur armë, plumba, para, CD, telefona mobilë dhe vula.

Të mërkurën Prokuroria Themelore e Prizrenit ka ngritur aktakuzë ndaj Peqanit për mashtrim të një klienti të tij, të cilit, sipas aktakuzës, ia ka marrë 2 mijë euro.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat