Haziri: BE-ja t’i ndëshkon zyrtarët e lartë të inkriminuar

Aktuale

Haziri: BE-ja t’i ndëshkon zyrtarët e lartë të inkriminuar

Nga: D.Rr Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 19:23
Nexhat Haziri

Analisti politik, Nexhat Haziri thotë për “Bota sot” deklarata e kryeministrit Ramush Haradinaj, e pasqyroi gjendjen aktuale në Kosovë, të cilën e përshkruan si të mjerueshme.

Ai thotë se është forcuar skepticizmi të disa shtete të BE-së sa i përket liberalizimit të vizave.

“Deklarata e kryeministrit Haradinaj se ka akoma shumë punë deri në liberalizimin e vizave, është një deklaratë që lexohet si një reflektim i kryeministrit Haradinaj ndaj realitetit të te krijuar në Kosovë sidomos në drejtim se sa janë përmbushur kriteret e fundit për liberalizimin e vizave siç është lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Por, nuk është vetëm ky kriter që tani ka dal në sipërfaqe në të cilin Kosova nuk ka shënuar progres, janë edhe sfera të tjera si ngecja e zhvillimit ekonomik dhe gjendja e rënduar sociale në Kosovë, si dhe disa nga skandalet që ndodhën në institucionet e Kosovës, sidomos ajo me djalin e kreut të AKI-së, Shpend Maxhunit, kanë forcuar akoma skepticizmin te disa shtete të BE-së sa i përket liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës”, është shprehur ai.

Haziri ndër tjera thotë se, BE-ja duhet të ndëshkojë zyrtarët e lartë të inkriminuar në Kosovë, e jo t’i mbajë qytetarët e Kosovës të izoluar.

“Pra pjesa më e madhe e përgjegjësisë sa i përket shtyerjes së liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, është e qeverisë dhe institucioneve të tjera të Kosovës, pa përjashtuar edhe pjesën e përgjegjësisë së institucioneve të BE-së për këtë izolim që po iu bëhet qytetarëve të Kosovës sa i përket lëvizjes së lirë në zonën "Shengen" . BE do të duhej ti ndëshkonte zyrtarët e lartë të inkrimunuar të Kosovës, duke iu vënë sanksione në lëvizjen e tyre në BE, e jo ti mbajë të izoluar dhe të ndëshkuar qytetarët e sajë”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat