Shala: Beogradi i dinë kapacitetet e Limajt, prandaj po e kundërshton për kryenegociator

Aktuale

Shala: Beogradi i dinë kapacitetet e Limajt, prandaj po e kundërshton për kryenegociator

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 19:46
Haxhi Shala

Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, njëherësh deputet i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shala, ka thënë se Aleksandër Vuciq dhe Ivica Daciq kanë qenë paramilitarë dhe nuk mund të akuzojnë njerëzit e uniformuar siç ka qenë, Fatmir Limaj.

“Çeliku ka qenë komandant i UCK-së dhe kjo dihet botërisht. Ata kanë qenë paramilitar. Ata s’mund t’i akuzojnë njerëzit e uniformuar. Këta dytë janë paramilitarë. Ata nuk mund të akuzojnë të tjerët”, ka thënë Shala.

Shala ka folur për kundërshtitë që Beogradi po i bën që Fatmir Limaj të jetë kryesues i delegacionit të palës kosovare në bisedimet me Serbinë.

“Nëse Qeveria e Kosovës i merr reagimet e Beogradit shumë serioze, atëherë për këtë arsyse duhet të jetë Limaj kryetar I këtij delegacionit. Beogradi është më i interesuar se vetë opozita që Limaj të mos jetë kryesues i këtij delegacioni Beogradi po e njeh më mirë Limajn se një pjesë e opozitës. Ata i dinë kapacitetet e tij për ketë arsye ata po reagojnë. Ata e dinë më kanë kënd të bëjnë”, ka thënë Shala.

Ai poashtu ka paralajmëruar se shumë shpejt në Kuvend do të kthehet në Kuvend çështja e delegacionit dhe në këtë ekip të përfshihet edhe opozita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat