Haradinaj shpreh keqardhjen për lëndimin e Ambasadores së Turqisë në aksident

Aktuale

Haradinaj shpreh keqardhjen për lëndimin e Ambasadores së Turqisë në aksident

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 20:41
Ramush Haradinaj

Kryeministri I Kosovës, Ramush Haradinaj ndjehet i trishtuar pas që tre persona kanë humbur jetë në një aksident trafiku në Magjistralen Prishtinë – Gjilan.

Po ashtu, ai ka shprehur keqardhje për lëndimin e Ambasadores së Turqisë, Kivilcim Kiliç.

Postimi i plotë:

I trishtuar me lajmin për humbjen e tri jetëve nga aksidenti i trafikut në Magjistralen Prishtinë - Gjilan.

Ngjarjet si kjo janë momente dhimbjeje për të gjithë ne.

Shpreh keqardhjen për lëndimin e Ambasadorës së Turqisë, Kivilcim Kiliç. Ambasadorës dhe të lënduarve tjerë u dëshiroj shërim sa më të shpejt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat