Pas dëshmisë në Hagë kundër Millsheviqit, Dr. Rugova pritet si Hero në Kosovë

Aktuale

Pas dëshmisë në Hagë kundër Millsheviqit, Dr. Rugova pritet si Hero në Kosovë

Nga: N.Sh Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 20:50
Dr. Ibrahim Rugova

Se presidenti i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova ishte i dashur për secilin shqiptarë e dëshmojnë shumë fotografi dhe video.

Në shumë procese madhështore ku ishte prijës i tyre nëpër botë, pas kthimit në Kosovë, gjithmonë ishte një pritje madhështore për të, dhe në këtë mënyrë u bë i dashur për secilin shqiptar i cili e donë kombin e tij me të vërtetë.

E një foto e tillë është publikuar nga njeriu i cili deri në vdekje i ka qëndruar besnik Dr. Rugovës, Esat Geci.

Ai ka publikuar fotografinë kur është kthyer nga Haga pas dëshmisë së Rugovës, ku ishte pritur nga shumë qytetarë në aeroportin e Prishtinës dhe në shtëpinë e tij.

“Një foto e presidentit Rugova pasi erdh nga Haga ku dëshmoj kundër Milloshoviqit e krimeve serbe në Kosovë por jo vetëm në aeroportin e Prishtinës e priten në mënyrë madhështore por edhe në shtëpinë e tij ishte e pa mundur të hyet nga pritja madhështore. Në këtë foto jam dhe unë”, shkruan Geci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat