Albin Kurti “gjen” fajtorin për aksidentin e sotëm, shpreh ngushëllime për të vdekurit

Aktuale

Albin Kurti “gjen” fajtorin për aksidentin e sotëm, shpreh ngushëllime për të vdekurit

Nga: D.RR Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 22:43
Albin Kurti

Edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka reaguar lidhur me aksidentin që ndodhi sot në orët e mbrëmjes, ku mbetet të vdekur tre persona si dhe të tjerë të lënduar rëndë, e që në mesin e tyre ishte edhe ambasadorja turke në Kosovë, transmeton “Bota sot”.

Kurti shkruan në Facebook se, politikat e dështuara në administrimin e trafikut rrugor dhe kultura e papërgjegjësisë e cila merr modelin e keq nga disa njerëz të pushtetshëm, po marrin jetën e njerëzve në komunikacion.

Reagimi i plotë:

Politikat e dështuara në administrimin e trafikut rrugor dhe kultura e papërgjegjësisë e cila merr modelin e keq nga disa njerëz të pushtetshëm, ka sjellë situatën ku shumë jetë po merren prej aksidenteve rrugore. Secili lajm i keq që kemi marrë na ka pikëlluar e dëshpëruar, dhe fatkeqësisht nuk kanë qenë pak.

Por nga pozita zyrtare si kryetar i Lëvizjes, si dhe deputet i Republikës, si dhe nga ndjeshmëria njerëzore, sot uroj që ambasadorja e vendit mik, Turqisë, ta marrë veten sa më shpejt nga dëmtimet që morëm vesh se ia ka shkaktuar një aksident. Në të njëjtën kohë, shpreh ngushëllimet tona për familjarët e të dashurit e tre të vdekurve në të njëjtin aksident.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat