Pamje nga arrestimi i policit nga Ferizaj i cili u kap me kokainë - Bota Sot
Pamje nga arrestimi i policit nga Ferizaj i cili u kap me kokainë

Aktuale

Pamje nga arrestimi i policit nga Ferizaj i cili u kap me kokainë

Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 07:55
Pamje nga videoja

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” transmetoi pamjet ekskluzive të arrestimit dhe planit të prokurorisë për një polic nga Ferizaj i cili ishte i lidhur me një rrjet që po merrej me shpërndarje të drogës.

Një informacion bëri që policia dhe prokuroria të nisin punën e tyre duke përdorur të gjithë masat e fshehta për të përgjuar,  telefonatat e takimet e grupit të dilerëve të narkotikëve të cilët po shisnin kokainë në Prishtinë e Ferizaj.

Në pamjet e transmetuara mund të shihni se si policia kishte marrë informacion se polici kishte marrë porosinë e po kthehej nga Shqipëria ndërsa në anën tjetër njësitet e antidrogës e forenzikës së bashku me Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jasharin kishin bastisur një banesë në të cilën dyshohej se funksiononte grupi i dilerëve të drogës.

“Tani jemi duke shkuar në vendin e ngjarjes pasi që pas një pune hetimore 3 mujore kemi arritur të arrestojmë 4 persona gjithashtu edhe në vendin e ngjarjes është një sasi e narkotikëve të llojit kokainë. Gjithashtu edhe në Stagovë është arrestuar një person i cili dyshohet se ka bashkëpunuar me grupin”, ka treguar Kryeprokurori Jashari deri sa po drejtonte aksionin.

Polici kishte arritur në pikën kufitare ku aty po e prisnin kolegët e tij për të bërë arrestimin e tij.

Inspektorati Policor i Kosovës së bashku me njësitin e antidrogës reaguan menjëherë pas arritjes së policit në pikën kufitare.

Pasi që në kufi nuk arritën të zbulonin se a përmbante sasi të lëndëve narkotike i dyshuari u bart në një dhomë në stacionin e policisë nga ku u kontrollua në të gjithë trupin.

Policia arrin që të gjej një sasi prej gjysmë kilogrami të kokainës në trupin e policit.

Kryeprokurori Jashari tregon rolin të cilin e lunate polici në gjithë ngjarjen.

“Roli i policit ka qenë transportimi i narkotikëve në Kosovë gjegjësisht në Ferizaj, më pas me i furnizu të dyshuarit të cilët janë arrestuar”, tha Jashari.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...