Ambasada Amerikane deklarohet për takimin Thaçi-Putin - Bota Sot
Ambasada Amerikane deklarohet për takimin Thaçi-Putin

Aktuale

Ambasada Amerikane deklarohet për takimin Thaçi-Putin

Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 09:01
Hashim Thaçi dhe Vladimir Putin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të mbështesin dialogun Kosovë-Serbi, por për këtë kërkon që të ketë një konsensus nacional për të arritur përparim.

Kështu thuhet nga Ambasada Amerikane në Kosovë në një përgjigje elektronike që kanë dhënë për kp.

Nga kjo ambasadë nuk kanë komentuar në lidhje me takimin që presidenti i Kosovës Hashim Thaçi me atë rus Vlladimir Putin e as për takimet tjera të presidentit të Kosovës në kryeqytetin francez javën e kaluar.

 “Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin dialogun si mjet për të arritur normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë e që është thelbësore për të ardhmen e Kosovës.  Udhëheqësia politike,  pa marrë parasysh partinë, duhet të gjejë bazë të përbashkët lidhur me synimet e Kosovës dhe të ndjekë një rrugë përpara, e cila pasqyron interesat e gjithë njerëzve të saj. Kosova ka nevojë të jashtëzakonshme dhe urgjente që udhëheqësit e saj të kenë këtë frymë të bashkëpunimit për të arritur përparim. Ambasada nuk mund të komentojë lidhur me cilat do diskutime që kanë ndodhur në Paris”, thuhet në përgjigjen e ambasadës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...