Ministri Shala: Derisa Serbia e Bosnja ta trajtojnë Kosovën si shtet, 10 për qindëshi nuk largohet!

Aktuale

Ministri Shala: Derisa Serbia e Bosnja ta trajtojnë Kosovën si shtet, 10 për qindëshi nuk largohet!

Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 14:42
Endrit Shala

Masa e 10 për qindëshit ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës vazhdon të jetë në fuqi. Ky rekomandimi për masë tarifore ndaj shteteve në fjalë u bë nga ministri i Tregtisë dhe Industrisë, EndritShala.

Shala ka folur me gjerësisht në lidhje me vendosjen e kësaj mase.

Ministri ka thënë se arsyeja kryesore për taksën ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës është ajo ekonomike.

“Propozimi im drejtuar Qeverisë së Republikës së Kosovës për vendosjen e kësaj mase, arsyet janë ekonomike, i kam sqaruar edhe në propozimin tim para ministrave të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Nuk besoj që ka nevojë me hyrë në detaje pasi të gjithë e dinë sa pengesat Serbia dhe Bosnja e Hercegovina po i shkaktojnë Kosovës, bizneseve të Kosovës dhe me këto pengesa po e dëmtojnë zhvillimin ekonomik të vendit tonë”, ka thënë Shala.

Ministri ka folur edhe sa është paraparë që të zgjasë kjo masë tarifore, prej 10 për qind, ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinë.

Gjithashtu, sipas ministrit masa duhet të vazhdojë kjo masë dhe nuk do ta kishte përkrahë qeverinë nëse do të kishte vendos më largu deri sa të arrihet efekti i paraparë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat