Mushkolaj: Politikanët në Kosovë nuk e njohin fjalën “dorëheqje”

Aktuale

Mushkolaj: Politikanët në Kosovë nuk e njohin fjalën “dorëheqje”

Nga: N.A. Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 16:33
Imer Mushkolaj

Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Imer Mushkolaj ka thënë për gazetën “Bota sot” se në përgjithësi politikanët në Kosovë nuk e njohin fjalën “përgjegjësi”, e aq më pak “dorëheqje”, andaj vazhdojnë të premtojnë e të mos realizojnë

“Po të ishte që qeveritë të kishin dhënë dorëheqje për shkak të premtimeve të papërmbushura, atëherë Kosova do të mbetej vazhdimisht pa qeveri. Më e pakta që do të duhej bërë në këto raste, pasi që dorëheqja fatkeqësisht nuk vjen në konsiderim, do të ishte shprehja e keqardhjes, marrja e përgjegjësisë për premtimet e parealizuara. Në përgjithësi politikanët në Kosovë nuk e njohin fjalën “përgjegjësi”, e aq më pak “dorëheqje”, andaj vazhdojnë të premtojnë e të mos realizojnë” ka përfunduar Imer Mushkolaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat