Në disa degë të Nismës kanë filluar largimet e para nga kjo parti. Largimi më i dukshëm nga kjo parti është në degën e NISMAS në Gjilan, ku sipas të larguarve shkak për këtë përçarje është shkarkimi nga posti i ministrit i Bajram Hasanit. Por, këto deklarata i ka demantuar Valdete Bajrami
Pas lirimit nga detyra të ish ministrit, Bajram Hasani kanë filluar edhe lëkundjet e themeleve në degën e NISMËS SOCIALDEMOKRATE në Gjilan.
Kështu të paktën thonë individët që e braktisën këtë subjekt.
Ish-këshilltari i Bajram Hasanit, tash Kryetari i Lëvizjes Vatra, Kushtrim Kadriu dhe nënkryetarja në NISMËS, Valmire Arifi, kanë treguar për media pse kanë dhënë dorëheqje, duke thënë se edhe anëtarë tjerë priten të largohen nga Nisma e t’i bashkohen Vatrës.
Se ka ndikuar shkarkimi i Hasanit në Gjilan e pranon edhe vetë zëdhënësi i degës.
Mirëpo këto deklarata, i demanton anëtarja e kryesisë në Gjilan, Valdete Bajrami. Sipas saj, çdo veprim që merret nga kryetari i partisë është i arsyeshëm.
Burime të T7 bëjnë të ditur se ka përçarje të NISMËS edhe në degë të tjera të Kosovës. Kjo për shkak të punësimeve që kjo parti u ka premtuar anëtareve të saj.