Pacolli: Kosova hyri në agjendën e samitit të Interpolit, votimi të martën

Aktuale

Pacolli: Kosova hyri në agjendën e samitit të Interpolit, votimi të martën

Nga: A.M. Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 13:11
Behgjet Pacolli

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka njoftuar se është konfirmuar se Kosova do të jetë në  agjendën e samitit të Interpolit.

Po ashtu, ai ka thënë se votimi për anëtarësimin e Kosovës në Interpol do të bëhet të martën.

Postimi i plotë:

Fillim i mbarë. U konfirmua agjenda e samitit të Interpolit dhe pika ku Kosova aplikon për të qenë anëtar.

Lufta kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe terrorizmit është synimi ynë.

Votimi do të ndodhë të martën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat