Kina konfirmon se nuk do ta votojë anëtarësimin e Kosovës në Interpol

Aktuale

Kina konfirmon se nuk do ta votojë anëtarësimin e Kosovës në Interpol

Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 18:32
Foto nga konferenca e INTERPOL-it

Kina ka konfirmuar edhe një herë qëndrimin e saj për Kosovën.

Zëvendëskryeministri i Serbisë, njëherësh edhe ministër i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq, gjatë ditës së sotme në Dubai është takuar me kreun e delegacionit kinez në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it, Daki Duan,

Siç raportojnë mediat serbe, në këtë takim përfaqësuesi kinez ka thënë se shteti i tij respekton sovranitetin territorial të Serbisë dhe mbështet pikëpamjet e Serbisë për Kosovën.

Po ashtu siç bëhet e ditur, në këtë takim Kina ka shprehur edhe një herë qëndrimin e saj se përkrah argumentet e Serbisë për mospranimin e Kosovës në INTERPOL.

“Republika Popullore e Kinës përkrah pikëpamjet e Republikës së Serbisë lidhur me kërkesën për pranimin e Kosovës dhe për respektimin e plotë të sovranitetit territorial të Republikës së Serbisë”, citohet të ketë thënë Duan,

Ndryshe, mbledhja e përvitshme e Interpol-it ka nisur sot dhe do të vazhdojë deri të mërkurën, kur shtetet anëtare do të votojnë për presidentin e ri me mandat një vjeçar.

Shtetet anëtare të INTERPOL-it do të vendosin edhe nëse Kosova do të bëhet anëtare me të drejta të plota, gjë e cila do t’i mundësonte vendit të lëshojë urdhër-arreste të “kategorisë së kuqe” për zyrtarë serbë që Kosova i konsideron kriminelë lufte. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat