Kallëzim penal kundër kriminelëve serbë dorëzohet në Prokurorinë Speciale të Kosovës

Aktuale

Kallëzim penal kundër kriminelëve serbë dorëzohet në Prokurorinë Speciale të Kosovës

Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 20:14
Foto ilustrim

Përfaqësueset e Grupit të Shoqërisë Civile për grumbullimin e dëshmive për krime lufte dhe përgatitjen e kallëzimeve penale kundër kriminelëve serbë gjatë luftës së viteve 1998/99, për herë të gjashtë do të dorëzojnë kallëzime penale kundër kriminelëve serbë, në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës- Departamenti për krime Lufte.

Dorëzimi i kallëzimit penal do të bëhet nesër, në ora 13:00, thuhet në njoftimin e Grupit të Shoqërisë Civile për grumbullimin e dëshmive për krime lufte.

Ndryshe pesë kallëzime penale ndaj Serbisë për krime lufte në Kosovë janë dorëzuar më 28 qershor të këtij viti në Prokurorinë Speciale.

Kallëzimet janë dorëzuar respektivisht në Departamentin për krime Lufte që udhëhiqet nga Koordinatorja për krime lufte, prokurorja speciale Drita Hajdari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat