Lekaj bën thirrje për kujdes të shtuar në vozitje

Aktuale

Lekaj bën thirrje për kujdes të shtuar në vozitje

Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 22:11
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, bënë thirrje për pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes gjatë vozitjes, pasi kanë filluar reshjet e dëborës në Kosovë.

Ai tregon se rrugët janë në kushte normale pasi kompanitë kontraktuese për mirëmbajtje janë në teren dhe se po e monitorojnë gjendjen.

“Probleme të theksuara janë në vendet malore, në rrugën e Prevallës, atë të Rugovës dhe në rrugën e Rozhajës që shpie në pikën kufitare me Malin e Zi”, njoftoi ai në rrjetin social Facebook.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat