Pacolli i bindur se Kosova do të anëtarësohet në Interpol

Aktuale

Pacolli i bindur se Kosova do të anëtarësohet në Interpol

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 16:14
Behgjet Pacolli

Një ditë para votimit në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it lidhur me anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli është shprehur i bindur se një gjë e tillë do të ndodh.

Pacolli tha nga Dubai se shumë shtete kanë premtuar që do të votojnë pro anëtarësimit të Kosovës.

 Ai tha se  për një gjë të tillë është punuar mjaft shumë.

Pacolli: Nuk dua të mendoj për disfatë, jam i bindur që Kosova do të anëtarësohet në Interpol 

“Do të thoja se me kaq nuk ndalemi këtu, nuk dua të mendoj se ne nuk do të kalojmë këtë kompeticion. Unë qe një vit e këtej, çdo gjë ia kam kushtuar këtij eventi, dhe unë do të pres deri nesër dhe jam i bindur se ashtu i disponuar që të pres lajme të mira. Nuk dua të flas për një gjë të tillë, për një humbje ose për një disfatë sepse Kosova vërtetë nuk e meriton atë”, tha ai.

Pacolli mes tjerash ka thënë se vota pro është e merituar për Kosovën, sepse si e tilël është konsoliduar çdo vit. Ai tha se ka informata që Kosova është në një pozicion shumë të mirë, që nesër nga ora 11:00, sipas orës lokale,  të jetë anëtare e Interpol-it.

Me anëtarësimin e Kosovës në Interpol ai tha se Kosova do të jetë pjesë e sistemit të sigurisë në rrafshin ndërkombëtarë dhe në këtë kontekst do të ketë shumë më të lehtë ta luftoj krimin, terrorizmin dhe çdo dukuri negative.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat