Lumir Abdixhiku zbulon tmerrin e shkaktuar nga qeveria e PAN-it

Aktuale

Lumir Abdixhiku zbulon tmerrin e shkaktuar nga qeveria e PAN-it

Nga: P.R Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 17:13
Foto e postuar nga

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në facebook, ka zbuluar tmerrin e shkaktuar nga qeverisja PAN e udhëhequr nga Ramush Haradinaj.

Sipas Abdixhikut, për secilën punë të qeverisë PAN, 44 qytetarë të Kosovës mbesin pa punë, ku sipas tij, jo që s’janë shtuar vende shtesë, por janë humbur edhe ato ekzistueset.

“Qeveria e Kosovës, nëpërmjet Buxhetit 2019 e konfirmon se gjatë vitit të shkuar janë humbur hiq më pak se 16,000 vende pune. Jo që s’janë shtuar vende shtesë, por janë humbur edhe ato ekzistueset. Të dhënat e tyre, numrat e tyre, buxheti i tyre. Ky është një rekord i ri - gjithsesi i zi për shtetin tonë.”, shkruan ndër tjerash Abdixhiku, përcjellë “Bota sot”.

Ky është postimi  i plotë:

NJË VIT QEVERI PAN
16,000 VENDE PUNE MË PAK

Qeveria e Kosovës, nëpërmjet Buxhetit 2019 e konfirmon se gjatë vitit të shkuar janë humbur hiq më pak se 16,000 vende pune. Jo që s’janë shtuar vende shtesë, por janë humbur edhe ato ekzistueset. Të dhënat e tyre, numrat e tyre, buxheti i tyre. Ky është një rekord i ri - gjithsesi i zi për shtetin tonë.

Pra, për secilën ditë të Qeverisë PAN, nga 44 kosovarë mbesin pa punë. Secila ditë punë e kësaj Qeverie është ditë papunësie për 44 kosovarë të rinj. Ditë e rëndë për 44 familje kosovare.

Jo që pritej ndryshe. Një qeveri e zënë me kapje institucionale e me rehatime partiake s’mund të prodhoj zhvillim për qytetarët e vet. Një qeveri që mendon vetëm për zëvendësministrat e vet, gati 100 sosh; që falë borxhe, paguan dënime e rahaton militantë në ndërmarrje publike s’mund të krijojë punë për askënd. S’dinë, s’duan, s’munden.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat