E treta e Vërteta-Asamblea e Përgjithshme e Interpolit sot votonë për anëtarësimin e Kosovës

Aktuale

E treta e Vërteta-Asamblea e Përgjithshme e Interpolit sot votonë për anëtarësimin e Kosovës

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 07:19
INTERPOL-

Kanë mbetur vetem edhe pak orë kur Kosova do ta marrë përgjigjen definitve mbi kërkesën për anëtarësim në INTERPOL. Përfaqësuesit e MPJ dhe Qeverise tashmë janë shprehur të vendosur se kjo përgjigje e vendeve anëtare të INTERPOL-it do të jetë pozitive për Kosovën, njfton agjencia e lajemeve “Presheva Jon’e” nga Dubai

Mbi 10 gazetare nga Kosova ne Dubai, po ndjekin punimet e sesionit te 87 te AP te Interpolit

Ministri Behgjet Pacolli është i vetmi personalitet nga Kosova këtu në Dubai, i cili po zhvillon një aktivitet të dendur politik dhe diplomatik me vendet anëtare të Interpolit. Ai ka thne sot agjencise se lajemeve “Presheva Jone” se Kosova kurres ska qene me afer pranimit te Interpolit. Pra,s ot eshte e treta e verteta, pas dy tentative te mehershme..”

Nga ana tjetër, edhe Serbia me delegacionin e saj është aktiv, sa që ka pasur debat të nxehta keto dy ditet e fundit me anetare me dlegecaione , vende anetare te Interpolit dhe me sekretarin e përgjithshëm të Interpolit rreth anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë botërore, të cilëet duket se i ka kapluar frika.

Siç kemi raportuar dje, ra rënë poshtë kërkesa e Serbisë që Kosova të eliminohet nga votimi. Do përkujtuar se anëtare të Interpolit janë 192 vende. Kurse me të drejtë vote 172. Pro votimit i thanë PO 90 vende nga 134. Kështu Kosova ka marrë dritën jeshile nga shumica e vendeve anëtare te Interpolit që më 20 nëntor të votohet pro pranimit të saj në këtë organizatë botëror.

Pavarësisht kësaj, ata thonë se Serbia nuk po rresht së lobuari kundër anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare, shkruan “Presheva jonë”.

Gjatë ditës së nesërme (të martën) pritet që në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it të votohet mbi kërkesën e Kosovës për t’u bërë pjesë e organizatës më të madhe të policisë ndërkombëtare.

Me këtë rast, pas votimit nga shtetet anëtare do të bëhet e ditur përfundimisht nëse Kosova do të bëhet anëtari i 193-të i INTERPOL-it ose jo.

Dje, kur edhe ka nisur punimet kjo Asamble, zyrtarë të Qeverisë së Kosovës janë shprehur të sigurt se Kosova do ta marrë lajmin e shumëpritur gjatë ditës së sotme.

Burime brenda MPJ-së, Kosova bashkë me shtetet mike, siç janë SHBA, Gjermania, Turqia dhe të tjera ka arritur të sigurojë rreth 10 vota më tepër sesa numri minimal i votave që duhen për anëtarësim. Punimet e Asamblesë së Përgjithshme në Interpolit në Duba, po i ndjek edhe një delegacion nga Shqipëria, të prirë nga ambasadori shqiptar në Dubai Ermal Dredha i shoqëruar nga Ardi Veliu, drejtor i përgjithshëm i policisë së shtetit dhe Amdi Likas, drejtor i Interpolit shqiptar.

Do përkujtuar se Sesioni i 87 i Asamblesë së Përgjithshme e Interpolit në Dubai, po ndiqet nga mbi 1,000 përfaqësues zyrtarë nga 173 vende.

Konferenca katër-ditore gjithashtu do të diskutojë kërkesat e Kiribatit dhe Vanuatit, të cilët janë anëtarë të OKB-së dhe Kosovë për pranimin në anëtarësimin e Interpolit. Vendimi për Kosovën do të merret sot në orën 10:30.

Sesionin e 87-te i Asambalese se Pergjithshme te Interpolit ku po shqyrtihe tanetaresimi Kosove sne ekte organizate boetrore po percilletm me mjfat interesim te madh nga shume media boterore. Ne mesin e tyre jane edhe mbi 10 gazetare nga Kosova ne Dubai si nga RTK, Klan Kosova, Kosovapress, Bilc, Bota sot, Arbresh.info, Presheva jone etj…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat